Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherri për semaforin, prangoset autori i plagosjes së 27 vjeçarit
English

Sherri për semaforin, prangoset autori i plagosjes së 27 vjeçarit

Tiranë, 2 gusht 2011, NOA- Lidhur me plagosjen e ndodhur në orët e pasdites së djeshme në zonën e Fabrikës së Miellit në kryeqytet ku ngeli i plagosur 27 vjeçari Flamur Toska, policia e kryeqytetit bën me dije se është prangosur autori i kësaj ngjarje.

Mësohet se vetëm pak orë pas plagosjes, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i Gramoz Jahelezit 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili është identifikuar si autori i plagosjes së 27 vjeçarit Toska.

Ndërkaq po sipas policisë thuhet se shkak për përplasjen mes dy të rinjve ka qenë konflikti për të drejtën e kalimit në semafor dhe se pas debatit me fjalë, Jahelezi e ka zgjidhur të drejtën për dritën e semaforit me plumba pistolete.

27 vjeçari Toska banues në Kodër Kamëz, është jashtë rrezikut për jetën por po vijon të kurohet në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Ndërkaq ndaj të ndaluarit nisën menjëherë hetimet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” si dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

a.y/NOA

KOMENTE