English

Topalli- Grosruk: Zgjedhjet treguan se sistemi funksionoi

Tiranë, 2 gusht 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë ditës së sotme priti në takim Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Volfgang Grosruk.

Fillimisht ajo e uroi Grosrukpër rizgjedhjen e tij në këtë detyrë, duke shprehur kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe OSBE-së.

Topalli tha se do të ishte një kënaqësi për të dhe për Kuvendin e Shqipërisë vizita e një delegacioni kaq të madh nga parlamenti i Austrisë, vizitë që do të shërbejë në forcimin edhe më tej të bashkëpunimit, jo vetëm parlamentar por edhe mes dy vendeve.

Ndërsa duke u ndalur edhe në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit tha se këto ishin zgjedhjet më të arrira, ku u realizua një nga standardet më të larta të numërimit të çdo vote. “Zgjedhjet treguan se në Shqipëri sistemi dhe demokracia funksionoi dhe vullneti i qytetarëve u lexua.”

Ndër të tjera biseda u ndal në vijimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Austrisë por edhe me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

a.y/NOA

KOMENTE