English

Eros Ramazotti bëhet baba për herë të dytë

E mërkurë, 3 gusht 2011, NOA- Eros Ramazotti është bërë sërish baba. Këngëtari lajmëroi pak pas mesnate lindjen e Raffaela Maria në profilin e tij në Facebook.

“Zemra ime është rinuar me një gëzim të pafund, ajo që dua t’u them të gjithë juve... Sot në orën 19 e 07 lindi Raffaela Maria, faleminderit Marica për këtë dhuratë të mrekullueshme, faleminderit Auri për dashurinë që më jep. Jeni jeta ime”, është shprehur këngëtari.

Nëna e fëmijës së tij është Marica Pellegrinelli, 23 vjeç, ndërsa trashëgimtaren e parë me emrin Aurora, Eros e pati me Michelle Hunziker.

a.y/NOA

KOMENTE