Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Indi, një tufë qensh futen në spital dhe shqyejnë pacientin
English

Indi, një tufë qensh futen në spital dhe shqyejnë pacientin

Indi, 3 Gusht NOA - Një tufë qensh kanë arritur të penetrojnë në ambientet e një spitali të vogël në Indi, në pjesën veriore të vendit, duke sulmuar e shqyer një pacient, që ishte në fundit të jetës së tij, në një moshë 40 vjeçare.

Lajmi është njoftuar nga disa gazeta lokale që me këtë episod tragjik denoncojnë “shtetin për degradim të kushteve të sigurisë”.

Personi në fjalë, Sikandar Khan, i ishte nënshtruar një operacioni dhe po flinte në dhomën e tij, në momentin që është sulmuar nga katër qen rrugësh gjatë natës, të cilët u futën në këto ambiente të pa shqetësuar.

“Kam vrapuar menjëherë për të gjetur doktorët dhe infermierët që ndodheshin në një pjesë tjetër të repartit – tregoi një pacient që ndodhej në shtratin përkrah – por nuk më besuan. Më thanë se qentë do të largoheshin vetë. Kur u ktheva pashë se qentë po shqyenin copa të mishit të pacientit të gjorë”.

r.b/NOA

KOMENTE