English

Lavdia e humbur e Europës

Nga Carlos Fuentes

Parakalojnë vajzat me diellin në ballë, bionde, të veshur në mënyrë të pamjaftueshme por shumë elegante. Të rinjtë mprehin artin e joshjes. Të vjetrit ruajnë elegancën e tyre të përjetshme. Borgjezët që mbushin restorantet, baret dhe hotelet nuk janë të ndryshme. Turistët ecin dhe gjurmojnë, me mijëra, vendet e një kulture që ka tre mijë vjet histori: nga Vatikani në Forumin romak, Pantheon-in, Piazza Spanja dhe sheshin Navona, Cirkun e lashtë Domician. Sa e largët është ajo Itali që kam vizituar për herë të parë në vitin 1950. Isha njëzet e dy vjeç, Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar vetëm pesë vjet më parë, dhe Duçja Benito Mussolini, diktator nga 1922, u ekzekutua nga partizanët dhe u var me kokë poshtë në Piazzale Loreto në Milano, së bashku me zonjushën e tij Klareta Petaçi, të cilës një grua ndaloi e i uli fundin e saj për t’i mbuluar këmbët. Fëmijët e zbathur gjezdisnin aty këtu duke kërkuar lëmoshë. Lypësit kishin zënë pikat kyçe të qytetit, stacionet hekurudhore, daljet e restoranteve. Njerëzit shkonin në muzetë, sepse aty kishte ngrohje, kurse në hotele jo. Në tren asnjë nuk udhëtonte në kabinën e parë apo të dytë. Kabina e tretë ishte plot me udhëtarëve me valixhet e lidhura me litar dhe rroba, jo si punëtorë, por nga ajo që ishin me të vërtetë: anëtarë të klasës së mesme të varfëruar. Punëtorët, ndërkohë, shkonin duke fryrë në radhët e Partisë Komuniste Italiane dhe këndonin “ata të cilët nuk punojnë, nuk hanë. Rroftë komunizmi dhe liria”. Borgjezia liberale, megjithatë, u bënte thirrje për mbrojtjen e amerikanëve. Papa Piu XII (Pacelli) ishte duke u përpjekur për të hequr dyshimin se kishte bashkëpunuar me nazistët duke përdorur lavdinë e Vitit të Shenjtë (1950) dhe anti-komunizmin. Në qytetet e Italisë jetonin së bashku kryetarët bashkie komunistë dhe sipërmarrës kapitalistë, shumë prej të cilëve më vonë do të bëheshin protagonistë të zhvillimit ekonomik. Komunistë dhe kapitalistë të bashkuar – Që atëherë, një borgjezi e pasur dhe e fuqishme, një klasë punëtore të vjetër apo të zhvendosur nga mënyrat e reja të punës dhe një rini të trazuar dhe problematike kanë jetuar me qeveritë, si qendrës së majtë, po ashtu edhe të qendrës së djathtë, pa ndonjë ndarje ideologjike të qartë. Është fakti që politika italiane ka qenë një rit kalimi nga realitetet më të thella ekonomike të vendit. Me të cilët e njohim veten sot italianët? Eksponentët më të mirë të majtë kanë dështuar për të krijuar aleanca të qëndrueshme politike, edhe pasi ato janë themeluar dhe ri themeluar nga emra të ndryshëm. E djathta, nga ana e saj, ka gjetur një personazh të çuditshëm, hokatar dhe llogaritar, që ka pushtetin dhe mbrohet nga prokuroria që një ditë, kur të largohem, do të përballet. Kjo ditë, e fundit e Silvio Berluskoni, po i afrohet? Tensionet brenda qeverisë i ka shprehur ministri i ekonomisë Xhulio Tremonti, në mungesë të Berluskoni, i cili u zhduk në mes të një krize që Presidenti i Republikës italiane, Xhorxho Napolitano ish-komunist, ka arritur të menaxhojë me cilësinë që i mungon Kryeministrit: gjenia politike. Një krizë pan-europiane – Gjëja më interesante është se ministri Tremonti, dhe drejtori i ardhshëm i BQE-së Draghi, Presidenti Napolitano dhe, rrjedhimisht, edhe sektorë të rëndësishëm të së majtës post-komuniste dhe të djathtës post-berluskonian kanë bashkuar zërat e tyre për të vënë alarmin e një krizë kombëtare, që si Tremonti ashtu edhe Draghi janë përpjekur t’ia atribuojnë atë Bashkimit Europian, sipas të cilëve, Italia është viktimë, por jo shkaku. Por kriza është në nivel europian: kjo është teza që përparon ish ministër i financave (Kancelari i Thesarit), dhe kryeministri britanik Gordon Broun në artikullin e tij shumë të diskutuar në nivel ndërkombëtar. "Pse Europa ka rënë në gjumë?" pyet dhe na pyet Broun. Mungesa e investimeve, rritja e papunësisë, rritje ekonomike shumë e ngadaltë: të gjitha njoftojnë një krizë. Në të gjithë kontinentin dhe jo vetëm në vende të veçanta si Irlanda, Portugalia, Greqia dhe Spanja dhe ndoshta Italia. Një krizë pan-europiane. Nëse nuk e kuptojnë këtë, ilaçet janë, dhe do të jenë të paefektshme. Fundi i Euro-centrizmit – Problemi, thotë Broun, është europian dhe ka tre aspekte. Banka Europiane nuk e ka kuptuar se nuk është vetëm banka europiane, e aq më pak ajo kombëtare, por është pjesë e një sistemi global. Problemet nuk zgjidhen duke dhënë kredi, thotë Broun, sepse ato janë një çështje e aftësisë së shlyerjes apo falimentimit, dhe jo të likuiditetit. Problemet nuk zgjidhen në mënyrë të izoluar. Broun bën thirrje për një strategji "pan-europiane" në vend të një "reaksioni që shkakton panik", e cila përfshin një politikë afatgjatë të rindërtimit. Nëse nuk e bën, Europa do të hyjë në një fazë të trazirave sociale, të karakterizuar nga një fobi ndaj emigrantëve dhe "lëvizjeve separatiste". Sipas Broun, problemet e përbashkëta duhet të adresohen si të tilla. jo si një çështje "lokale", të cila nuk janë të pjesës tjetër të kontinentit. Mbaj mend rrënojat e Europës në vitin 1950. Situata e tanishme nuk ka të bëjë me tragjedinë e pasluftës. Por pa dyshim "Europa duhet të përshtatet me ekonomitë e reja të cilat tani janë në zhvillim në Azi dhe në Amerikën Latine, dhe ndoshta nesër do të shfaqen në Afrikë. Lavdia e saj në të kaluarën e largët nuk do të kthehet, por as edhe mjerimi i djeshëm. Europa duhet të përshtatet me një botë tjetër, që nuk do të jetë më euro-centrike.

"El Pais"

KOMENTE