English

Pasqyra e shtypit, 3 gusht 2011

Tiranë, 3 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 3 gusht 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Për Kushtetutën. Majko: Berishën e morëm si gjynahqar në ikje në 2008”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Kartat e klonuara, 5 të arrestuar”; “Tiranë, Bashkia pezullon 67 ndërtime pa leje”; “Rrëfimi i gardianit të burgut: Si e masakruam Teme Sejkon me shkopinj shkoze dhe e mbytëm me litar në makinë”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “BE të shqetësuar për Top Channel. Lajçak: Delegacioni i BE-së dhe KE-së po i ndjekin nga afër këto çështje”. Argumente të tjerë në faqen e parë: “Himarë, ekstremistët grekë, provokacione gushti”; “Goditje e hajdutëve të Digitalb”; “Greva e urisë, gjendja e minatorëve e rëndë, kërkohet ndërhyrja e kryeministrit”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “LSI: Nuk bashkëpunojmë me PS që të bëjmë Ramën kryeministër”. Në faqen e parë të kësaj gazete gjeni edhe titujt: “Projektet për Tiranën, ambasadorët i premtojnë mbështetje Bashës”; “Dorëzohet PS, pranon kërkesën e PD për kufizimin e imunitetit. Intervista e plotë me Pandeli Majkon”; “Lista, Bashkia nis aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje”; “Mbipesha në fëmijëri, dhjetë faktet që duhet të dini për organizmin”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Rruga e Arbrit, hidhet në erë shkalla e Tujanit”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt “Hakerat vjedhin bashkinë e Elbasanit”; “Skema si tërhiqeshin paratë e shqiptarëve nga bankat, kush janë pesë personat e arrestuar”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Letër për Stefan Fulen: Harasani-Islami: Rama po na përjashton”. Tituj të tjerë në faqen e parë janë: “Duam konsensus. PS, Majko: Duam referendum për Kushtetutën”; “Kapiteni i Vlorës: Eksodi, si i çova 20 mijë njerëz drejt Italisë”; “’Ditari’ i Nasi Lerës: Kujtimet e fëmijërisë dhe kontaktet me librat”; ndërsa në suplementin summer pages veçojmë titullin “Bulevardi Politik, Jozefina te parukierja”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE