Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS ofertë reformash për mazhorancën, pritet raporti i OSBE-ODIHR
English

PS ofertë reformash për mazhorancën, pritet raporti i OSBE-ODIHR

Tiranë, 3 gusht 2011, NOA/Irma Toptani - Partia Socialiste është në pritje të raportit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 8 Majit, në mënyrë që të bëjë publike ofertën e saj për një paketë reformash në kuadër edhe të plotësimit të 12 kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se ekspertët e opozitës janë duke i dhënë dorën e fundit propozimeve që do t’i paraqiten mazhorancës në tryezën e bisedimeve, me shumë gjasë në muajin shtator.

Ndër reformat kryesore, për të cilat opozita do të kërkojë bashkëpunimin e mazhorancës është ajo e ndryshimeve kushtetuese dhe rishikimit të Kodit Elektoral.

Pas deklaratës së bërë nga vetë kreu i socialistëve Edi Rama për domosdoshmërinë e rishikimit të ligjit themeltar të shtetit, të dyja palët kanë lëshuar një sërë deklaratash, të cilat kanë lënë të nënkuptohet se negociatat mes palëve do të jenë të vështira, për të mos thënë se një kompromis për të ndryshuar kushtetutën duket thuajse i pamundur.

E vetmja shpresë që opozita dhe mazhoranca të bien dakord për ndryshimin e kushtetutës është presioni i faktorit ndërkombëtar.

Vetëm një rekomandim i Brukselit mbi këtë çështje do të detyronte palët të ndërmerrnin një tjetër ndërhyrje në kushtetutë, të tretën që prej hartimit të saj dhe miratimit me referendum popullor.

E sigurtë është se palët do të ulen në një tavolinë për të diskutuar mbi reformën e ardhshme zgjedhore, e cila duket mëse e domosdoshme pas problematikave të vërejtura në 8 Maj.

Lidhur me nevojën e rishikimit të Kodit Elektoral janë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duke mos pritur raportin e OSBE-ODIHRI-it.

Po ashtu dhe vetë palët janë shprehur të gatshme për të kryer një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, e cila do të heqë çdo alibi mbi interpretimin e votës së hedhur në kutinë e gabuar apo dhe problematika të tjera të evidentuara në zgjedhjet e fundit lokale. Pavarësisht retorikës që artikulohet në selitë e partive, të gjithë bien dakord se reforma zgjedhore, përpos një kushti nga Bashkimi Evropian është garancia e vetme për të hyrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Në pozita jo shumë komode duket të jetë mazhoranca, e cila është me shpatulla për muri pas kërkesave të Brukselit për plotësimin e 12 kritereve që do t’i jepnin mundësi Shqipërisë që në nëntor të merrte statusin e vendit kandidat.

Nuk do të jetë vetëm luftë politike, por edhe luftë nervash mes dy protagonistëve kryesorë të politikës në vend, komunikimi i të cilëve është pothuajse në pikën zero, ndaj dhe dialogu politik do të varet nga bindja e palëve për bilancin pozitiv të një aksioni të tillë.

mit/NOA

KOMENTE