Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri–Kroaci, miratohet vendimi për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit
English

Shqipëri–Kroaci, miratohet vendimi për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit

Tiranë, 3 gusht 2011, NOA- Në mbledhjen e sotme të qeverisë u morr vendimi për miratimin e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Nëpërmjet këtij vendimi shtetasit shqiptar mund të lëvizin me të njëjtat patenta në Kroaci si në vendin tonë, po ashtu edhe shtetasit kroat me të njëjtën leje drejtimi mund të qarkullojnë në territorin shqiptar.

Vendimi:

Miratimi, në parim, i marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

a.y/NOA

KOMENTE