Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet 32 vjeçari italian, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge
English

Arrestohet 32 vjeçari italian, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Vlorë, 4 gusht 2011, NOA – Një aksion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane ka çuar në arrestimin e një italiani tëdyshuar si anëtar i një organizate që trafikonte lëndë narkotike të llojit të fortë. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës bën të ditur se "Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, rreth orës 15.00 të ditës së sotme bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të përbashkët me Policinë Italiane, i koduar "Due torri conection", në përfundim të të cilit u arrestua shtetasi italian Giuseppe Simonelli, 32 vjeç, nga Trope(Itali)". Sipas policisë, ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL më datë 4 gusht 2011 i dyshuar si anëtar i një organizate kriminale që ka patur si qëllim trafikimin e sasive të mëdha në rreth 1500 kg të lëndëve narkotike si kokainë, që dyshohet se e realizonte nga vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore (Kolumbi, Ekuador etj) drejt Italisë. "Guiseppe Simonelli ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 31 korrik 2011 dhe është mbajtur në vëzhgim nga Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve, pasi kishte dyshime se ky shtetas ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme”, saktëson policia e Vlorës. Sipas saj, materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e tij në Itali, bazuar në nenin 495 të Kodit të Procedurës Penale, ku pritet të gjykohet nga Gjykata Penale e Bolonjës.

a.q/NOA

KOMENTE