English

Eros Ramazzotti, baba për herë të dytë

Itali, 4 Gusht NOA - Eros Ramazzotti është bërë sërish baba për herë të dytë.

Këngëtari i njohur italian ka kryer këtë njoftim pas mesnatës së lindjes së Raffaela Maria pikërisht në profilin e tij në Facebook.

“Zemra ime rinovohet me gëzim që s’ka mbarim, diçka që ua uroj të gjithë juve... sot në 19 e 07 lindi Raffaela Maria, falë dhe Marica që ndihmoi për këtë dhuratë të mrekullueshme. Jeni e gjithë jeta ime”. Krahas mamasë dhe shoqes Marica Pellegrinelli, 23 vjeçe, e pranishme ka qenë dhe vajza e parë, Aurora, të cilën Eros e ka vajzë të aprë me Michelle Hunziker.

r.b/NOA

KOMENTE