Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 4 gusht 2011
English

Pasqyra e shtypit, 4 gusht 2011

Tiranë, 4 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 4 gusht 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Mungojnë fondet, Bashkia e Tiranës me arkën e boshatisur, rrezikohen pagat”. Argumente të tjerë të faqes së parë janë: “Protesta, hiqet emri i Nikollë Lesit, zv/ministri incident me kinezët”; “Braçe kundër Majkos për Presidentin: PS nuk e ka marrë seriozisht ndryshimin e Kushtetutës”; “Regjisori hollivudian Frencis Ford Kopola në fund të gushtit vjen në Shqipëri”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “PS: Votëbesim krerët e qyteteve”. Tituj të tjerë në brendësi në vijim të faqes së parë: “Kina premton heqjen e vizave, incident protokollar para vizitës së ministrit të Jashtëm kinez”; “Minatorë dhe metalurgë nga rrethet drejt Bulqizës”; “Policëve u mbahen paratë nga pagat”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Pensionet, llogaritja e re për 16 vitet e fundit”. Argumente të tjerë: “Viktor Gumi: Jo ndryshime kushtetuese për të sjellë kriza të reja në vend”; “Berisha: Mbajtëm premtimin, 4 miliard dollarë në 5 vjet”; “Basha investitorëve: Vlerësoni drejt pronën private”; ndërsa në suplementin summer times veçojmë titullin “Seksi dhe të mirat e marrëdhënies intime”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Greva e urisë, minatorët: Do fikim pompat, dy nga ne do mbyten bashkë me galerinë”. Më tej në faqen e parë veçojmë titujt: “Penalizohet pronari i diskos në Dhërmi, ngriti zërin kur po flinte kryeministri”; “Durrës, hiqen nudot që zemëruan muslimanët”; “Dossier, dëshmitë e punonjësve: Ja kush e shkatërroi URT-në”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Dritan Prifti: Dua paqe me Ilir Metën”. Tituj të tjerë veçojmë: Enver Hoxha kishte dorë në skenarin e Xhevdetit”; “Masterat e ekonomikut, publikohen kriteret”; “Shkak bëhet Tajvani, Kina refuzon Nikollën”; ndërsa në suplementin summer pages, titull kryesor është “Zyliha Miloti: Puthja me Zef Dedën”; nga bulevardi politik, Haxhinasto: Do korrigjohen kartat e identitetit”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE