English

E motra e Zuckerberg braktis Facebook

SHBA, 5 Gusht NOA -, e motra e krijuesit të Facebook, Mark Zuckerberg, ka braktisur rrjetin social, ku ishte në rolin e drejtores së marketingut. “Mund të konfirmojmë se Randi ka marrë vendimin të heqë dorë nga Facebook. I jemi tepër mirënjohës për shërbimet e kryera deri më tani”, - ka afirmuar Facebook nëpërmjet një komunikate online.

Randi Zuckerberg punonte në rrjetin social të Facebook prej gjashtë vitesh dhe ka marrë pjesë në debatin presidencial të organizuar pikërisht nga Facebook në 2008.

r.b/NOA

KOMENTE