Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Geri Halliwell, ndalet gjatë me fansat e saj
English

Geri Halliwell, ndalet gjatë me fansat e saj

Londër, 5 gusht 2011, NOA- Geri Halliwell ishte një ndër anëtaret e grupit me këngët më të shitura të të gjithë kohërave, kështu që i duhet të mësohet me faktin se fansat e marrosur prej saj nuk do të rreshtin së ndaluari atë në çdo kohë, për ti marrë thjesht edhe një autograf.

Duket se nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi ditën e djeshme ajo u pa të ndalohej nga fansa të shumtë ndërsa po ecte në rrugën Kings në Londër.

Këngëtarja 38 vjeçare shfaqej në një stil të freskët veror dhe mbante veshur një palë këpucë me takë të lartë.

Geri, e shoqëruar me vajzën e saj Bluebell dhe nënën e saj, shfaqet teksa një numër i madh fansash e ndalonin atë, duke bërë kështu që të qëndronte një herë brenda dhe një herë jashtë dyqaneve.

Një burrë i hipur mbi biçikletë, nxori celularin e tij personal për te bërë një foto me këngëtaren.

Një grua tjetër dukej tepër e kënaqur, ndërsa vetë Geri po bënte një foto me adhuruesen.

Pavarësisht ditës së saj të zënë, ndërsa po shoqëronte vajzën e saj për të prerë flokët dhe po vizitonte një dyqan bamirësie, ajo dukej se nuk po e vriste fare mendjen për kohën por po i kushtohej tërësisht fansave të saj.

Aktualisht Geri është duke punuar për albumin e saj të katërt, ndërkohë që ajo kishte ndërmend të bënte një duet me Olly Murs, fitues i programit X Factor, por duket se Murs e anuloi këtë plan.

Ai tha për radion Capital : “Vendosa ta anuloj pasi nuk isha i sigurt nëse mund të kishte funksionuar pasi ajo është e angazhuar së tepërmi me familjen e saj.”

a.k/NOA

KOMENTE