Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Niebel: Ritmet e afrimit me BE-në janë në dorë të Shqipërisë
English

Niebel: Ritmet e afrimit me BE-në janë në dorë të Shqipërisë

Tiranë, 5 gusht 2011, NOA - Ministri Federal gjerman i Bashkëpunimit ekonomik për Zhvillimin, Dirk Niebelnjë intervistë për seksionin shqip të Deutche Welle thotë se Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë drejt BE. Por, ritmet e afrimit varen nga Shqipëria dhe nga dialogu politik.

DW: Zoti Ministër, axhenda e vizitës suaj në Tiranë ka ndërthurrur ekonominë dhe politikën. Jeni takuar me homologun tuaj shqiptar z. Naço, por edhe me drejtuesit politikë, kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës Rama. Çfarë domethënie ka kjo vizitë dhe çfarë rezultatesh prisni prej saj?

Dirk Niebel: Në të gjithë programin e kësaj vizite, takimet, bisedat, jemi përqëndruar në çështje të bashkëpunimit ekonomik mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, që kjo e fundit të ketë mundësi të përshpejtojë ritmet e progresit të përafrimit me strukturat dhe vlerat e BE-së. Natyrisht, çështjet e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve janë të lidhura ngushtë me situatën politike, me aspektet sociale etj., pra të gjitha lidhen me bashkëpunimin ekonomik për zhvillim. Në këtë kontekst, në bisedat që zhvillova me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama i këshillova që të rihapin sa më parë dialogun politik. Afrimi me BE-në është një proces, ku rëndësi nuk ka vetëm zhvillimi ekonomik, por edhe përvetësimi i kulturës politike europiane, i vlerave të saj. Dialogu politik është pjesë e këtyre vlerave, i vlerave të komunitetit të BE-së, ku Shqipëria aspiron të anëtarësohet. Në këtë kuptim, dialogu politik e çon Shqipërinë drejt të qenit edhe ajo pjesë e vlerave të këtij komuniteti.

DË: Përderisa bashkëpunimi ekonomik gjermano- shqiptar, në fund të fundit, synon përshpejtimin e ritmeve të përafrimit të Shqipërisë me strukturat e BE-së, a i frenon këto ritme, madje edhe bashkëpunimin dypalësh, mungesa e dialogut politik qeveri- opozitë?

Dirk Niebel: Gjermania bashkëpunon me Shqipërinë, tanimë, prej një kohe të gjatë. Ky bashkëpunim udhëhiqet nga i njëjti qëllim i përbashkët: mbështetja e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Por ritmet e afrimit me BE-në janë krejtësisht në dorë të Shqipërisë. Pasi, theksoj përsëri, BE-ja nuk është vetëm një komunitet ekonomik, por në rradhë të parë një komunitet vlerash. Dhe për të qenë pjesë e tij, një ndër kushtet paraprake është bashkëpunimi mes forcave politike, bashkëveprimi mes qeverisë dhe opozitës. Natyrisht, të dyja palët duhet të gjejnë rrugët dhe mënyrat për të bashkëpunuar.

DW: A është kjo vizitë një sinjal inkurajues për ta thelluar bashkëpunimin dhe për të ecur drejt afrimit me kulturën politike të BE-së?

Dirk Niebel: Tërësia e sfidave që Shqipërisë i është dashur të përballojë që të vazhdojë procesin e përafrimit me BE-në, e kanë sjellë Shqipërinë në një pozicion të tillë, që të dëshmojë për një përparimin të spikatur ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë integrimin europian. Natyrisht, ky konstatim mbështetet në startin e fillimit , në atë që Shqipëria doli nga një diktaturë e egër komuniste, nga një situatë që do ta krahasoja me epokën e gurit. Por Brenda 20 viteve Shqipëria bëri progres ekonomik dhe spikati në kontekstin rajonal. Vizita ime në Tiranë është një sinjal inkurakues për thellimin e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjen e investitorëve privatë gjermanë dhe rivendosjen e dialogut politik. Pra, Gjermania ka vullnetin politik të vazhdojë bashkëpunimin ekonomik përmes projekteve për zhvillim, në sektorë të tillë kyç si energjia apo infrastruktura, projekte që në total deri tani kanë arritur shifrën e 1 miliard eurove. Sa më i madh dhe i suksesshmëm të jetë ky bashkëpunim ekonomik për zhvillim mes dy vendeve , aq më i madh do të jetë interesi i investitorëve privatë gjermanë për të investuar në Shqipëri. Shqipëria rezulton një vend mjaft tërheqës për investimet e huaja. Klima që nxit investitorët e huaj privatë të vijnë në Shqipëri presupozon transparencë, shtet ligjor, luftë kundër korrupsionit. Investimet private përbëjnë një fokus të bashkëpunimit të Gjermanisë me Shqipërinë, në të ardhmen.

a.q/NOA/DW

KOMENTE