English

Tiranë, nëna plagos avokatin e djalit, e ngacmoi seksualisht

Tiranë, 5 gusht 2011, NOA - Tentoi ta pajtonte si avokatin e djalit por ai ngacmoi seksualisht. Për të vënë nderin në vend, dyshohet se Fatime Fregja, 53 vjeçe e qëlloi avokatin, Dino Lelaj me armë. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në rrugën "Ali Demi" në Tiranë kur Lelaj u qëllua me qytë pistoletë ndërsa plumbat nuk e prekën duke i shpëtuar paq vdekjes së sigurt. Në policia Lelaj deklaroi se e kishin plagosur persona të panjohur ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Burime nga policia thanë se ditën e djeshme u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autores së dyshuar e plagosjes. Gruaja ka nisur të rrefëjë para oficerëve të policisë dhe motivin e ngjarjes. Sipas saj pak kohë më parë i kishin arrestuar djalin për trafik droge. Ajo vendosi të merrte si avokat për djalin, 59-vjeçarin Dino Lelaj i cili fillimisht i kërkoi 200 mijë lekë të vjetra për të paguar prokurën. E ndërsa bisedonin për djalin arrestuar, mësohet se Lelaj ka ngacmuar seksualisht "hallexhien". Ajo është larguar menjëherë duke lënë takim të nesërmen me avokatin për ti dhënë paratë e kërkuara. Në takim gruaja nuk ka nxjerrë paratë por një pistoletë me të cilin ka qëlluar disa herë avokatin. e.t/NOA

KOMENTE