Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi dekoron me “Medaljen e Mirënjohjes” Komunën e Barit
English

Topi dekoron me “Medaljen e Mirënjohjes” Komunën e Barit

Bari, 5 gusht 2011, NOA - Presidenti Bamir Topi ka nderuar Komunën e Barit me “Medaljen e Mirënjohjes”, me motivacionin për solidaritetin e rrallë dhe përkrahjen e pakufishme që i dhanë në momente të vështira dhe dramatike, 20 vjet më parë, mijëra qytetarëve shqiptarë që mbërritën në Portin e Barit, në kërkim të një jete më të mirë. Së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, presidenti dhe delegacioni zyrtar shqiptar u pritën sot me nderime nga Kryetari i Bashkisë së Barit, Mikele Emiliano dhe autoritetet e tjera të larta të pushtetit vendor, nga personalitete të politikës, sipërmarrjes dhe kulturës së këtij qyteti bregdetar si dhe nga shumë qytetarë, mes të cilëve numëroheshin me qindra bashkatdhetarë.

Në takimin e zhvilluar me Kryebashkiakun Emiliano dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Barit, Presidenti Topi i kushtoi një rëndësi të veçantë faktit se një ndër pikat kryesore të lidhjeve historike të Shqipërisë me Italinë është pikërisht qyteti i Barit dhe Rajoni i Puljas ku është konsoliduar një marrëdhënie e fortë tradicionale miqësie mes dy popujve, e cila kapërcen çdo kufi e paragjykim.

Një vlerësim të posaçëm, presidenti Topi e bëri për bashkësinë shqiptare që jeton në këtë qytet, e cila kanë dëshmuar vlerat më të larta qytetare, duke u integruar me dinjitet e korrektësi në fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë shoqërore të këtij rajoni.

“Ky integrim nuk do të kishte qenë i mundur pa mikpritjen dhe bujarinë e vetë qytetarëve italianë si dhe pa mbështetjen e vazhdueshme të autoriteteve italiane, të cilët iu gjendën pranë shqiptarëve në ditë të vështira të jetës së tyre, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë tradicionale që ekziston mes dy vendeve dhe popujve tanë”, u shpreh presidenti.

a.q/NOA

KOMENTE