Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuper: Pas pushimeve, fokus tek dialogu
English

Kuper: Pas pushimeve, fokus tek dialogu

E shtunë, 6 gusht 2011, NOA - Ndërmjetësi në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë Robert Kuper në një intervistë për Radio Kosovën tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të përqëndrohen në dialog dhe të tejkalohet situata anormale që është krijuar në veri të vendit. Kuper tha se gjërat nuk janë më si më parë dhe palë duhet të kuptojnë se nuk duhet të priten befasi, por dialog serioz që çon në zgjidhjen e problemeve..

Zoti Kuper, dje ka pasur zhvillime për t’u dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës. Cili është komenti juaj?

Ne jemi shumë të kënaqur me zhvillimet të cilat i përshkruani ju. Është shumë mirë që për të gjitha ato shqetësime është arritur një mirëkuptim i përbashkët. Ky është mirëkuptim për të cilin shpresoj se do të jetë i nevojshëm për rreth 4 apo 5 javë e pastaj do të jemi në gjendje që të kthehemi në normalitet. Është e rëndësishme që, secili duhet të dijë se çfarë duhet të presë. Tani kemi disa pika për të cilat janë pajtuar edhe Prishtina edhe Beogradi dhe për të cilat ka mirëkuptim të përbashkët në bashkësinë ndërkombëtare. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byler, të cilit i takojnë shumë merita për rolin që ka pasur, ka vepruar me mbështetjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare. Tani kemi disa pajtime për mënyrën se si do të operojnë portat. Kjo është kuptuar nga palët, nga ana e jonë dhe KFOR-i do të veprojë ndërsa EULEX-i ashtu si edhe deri tani do të asistojë. Dhe, tani është e mundur që secili t’i kthehet normalitetit dhe detyrave të përditshme.

Çfarë do të thotë kjo tani për BE-në? Cilat janë planet për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duke marr parasysh se gjërat nuk janë më siç kanë qenë më herët? A mund të ketë më shumë këmbëngulje të palëve në qëndrimet e tyre tani apo ndonjë kthim prapa në këtë drejtim?

Sa i përket dialogut, shpresa ime është që: secili tani do të shkojë për pushime dhe pastaj do të kthehen më të relaksuar e pastaj do të vazhdojmë. Siç e thoni edhe ju: gjërat nuk janë sic kanë qenë më parë. Kjo ka në vete elementin negativ dhe pozitiv. Elementi negativ është se për një periudhë të shkurtër komunikimi është bërë shumë i vështirë. Gjatë muajve të dialogut komunikimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit gradualisht është bërë më i mirë, ka qenë më e natyrshme që kur kishte një problem palët të flisnin me njëra tjetrën. Në ditët e fundit pasi kishte dhunë, kjo ka marr fund. Shpresoj se do t’i kthehemi një komunikimi më të lehtë dhe mirëkuptimit. Së dyti: është një agjendë e cila ende nuk është kompletuar në procesin e dialogut. Ende nuk kemi zgjidhur çështjen e vulave të doganave dhe kjo duhet të zgjidhet. Situata për momentin është anormale sepse ekzistojnë dy embargo: njëra nga Kosova e tjetra nga Serbia dhe kjo duhet të marr fund; duhet të zbatojmë aranzhimet për lirinë e lëvizjes; duhet të zgjidhim edhe çështje të tjera si telekomunikacioni, energjetika. Këto çështje duhet të zgjidhen me më shumë mirëkuptim dhe kornizë më të mirë ligjore. Ka edhe çështje të tjera me të cilat shpresoj se do të merremi. Mendoj se vjeshta do të jetë periudhë produktive, e rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Për pjesën tjetër të perspektivës evropiane shumëçka varet nga vetë Kosova. E di se qeveria ka program të veçantë për legjislacionin dhe parlament i po punon shumë për këtë. E di se po punoni shumë për çështje që lidhen me tregtinë dhe me liberalizimin e vizave. Shpresoj se do të jemi në gjendje që shumë nga këto çështje të çohen përpara në lidhje me raportin e progresit, por ky është proces i gjatë dhe i vazhdueshëm. Mirëpo, unë e admiroj aktivitetin e shumtë të qeverisë dhe parlamentit në këtë lëmi?

Pas zhvillimeve të fundit si e shihni tani perspektivën evropiane për Kosovën?

Mendoj që ka ende rrugë të gjatë për të bërë. Çfarë është më rëndësishme ju të bëni. Qeveria është shumë aktive në punën e saj dhe kjo është mirë. Sa më shumë aktive që të jetë aq më shumë rezultate pozitive do të prodhojë. Mendoj që dialogu do t’i kontribuoj shumë kësaj. Perspektiva evropiane ka të bëjë me heqjen e kontrolleve të kufijve , menaxhimin integruar të tyre , tregtinë e lirë dhe bashkëpunimin regjional gjëra që gjithsesi lidhen me dialogun. Qetësimi dhe integrimi i rajonit është agjenda jonë kryesore dhe Kosova është duke bërë hapa dhe kontribut të mirë në këtë drejtim që e bën atë më shumë një vend evropian. Kjo është kuptimi real i perspektivës evropiane.

Çfarë do të ndryshoj tani për Kosovën pas asaj që po ndodh në veri?

Kishte momente gjatë dy javëve të kaluara në këtë krizë të vogël. Dua ta quaj krizë të vogël nga ato drama që kemi pasur gjatë 20 viteve të kaluara. Kishte momente gjatë këtyre dy jave të kaluara kur ne në BE ishim vërtetë të shqetësuar. Secili ishte i tensionuar. Kishte thashetheme dhe mesazhe që nuk ishin shpesh të vërteta. Të dyja palët dyshonin se ana tjetër është duke përgatitur aksione sekrete në dëm të tjetrës. Kjo atmosferë është e rrezikshme. Çfarë ne duam është diçka që është e parashikueshme dhe ne nuk duam surpriza. Ndoshta diçka e mirë do të vijë prej kësaj nëse secili e kupton se këto lloj surprizash, hapash, dhe ngjarjesh të marra pa ndonjë përqendrim të duhur në situatën janë potencialisht të rrezikshëm. Në tashmë e kemi gjetur rrugën në këtë çështje dhe le të koncentrohemi në dialog , të fokusohemi në komunikim konkret mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së, kështu që le të vazhdojmë të bisedojmë , të jemi të parashikueshëm në situata. Le të provojmë që në secilën pjesë të vendosen rregulla të pajtueshme që secili të dijë se si të jetoj jetën e tij. Le të mos ketë më kriza dhe të mos i nxisim ato. Le të ketë më shumë dialog dhe vetëm dialog. Unë jam shumë i kënaqur me atë që është arritur rreth veriut dhe mendoj se qeveria e Kosovës dhe ajo Serbisë duhet të përgëzohen për seriozitetin dhe fleksibilitetin që kanë treguar në këtë çështje që është nevojitur të arrihet.

a.q/NOA

KOMENTE