Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngordh elefanti 74 vjeçar, Sri Lanka në zi
English

Ngordh elefanti 74 vjeçar, Sri Lanka në zi

E shtunë, 6 gusht 2011, NOA - Murgjit e një tempulli budist në Sri Lanka kanë vajtuar vdekjen e një elefanti 74 vjeçar, i cili udhëhoqi një proçesion të njohur fetar në qytetin e Kandy, në qendër të ishullit.

Kafsha, e quajtur Raja Millangoda, është i njohur pasi për më shumë se 10 vjet transportoi një qivur që përmbante një relike të Budës, një zakon ky i cili çdo vit tërhiqte mijëra turistë.

Vdekja e Millagonda përbën alarm për reduktimin progresiv të elefantëve të zbutur që përdoren për ceremonitë fetare. Një zyrtar i "Tempullit të dhëmbëve” në Kandy tha se ka vetëm katër elefantë të përshtatshëm për proçesionin e Perahera, që mbahet javën e ardhshme.

a.q/NOA

KOMENTE