English

Nikolla: Presione dhe shantazhe ndaj minatorëve për të lënë grevën

Bulqizë, 6 gusht, NOA – Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Minatorëve Kol Nikolla denoncoi sot shantazhet dhe abuzimet, që sipas tij u janë bërë minatorëve që ndodhen në grevë urie nga përfaqësues të kompanisë ACR.

një deklaratë për mediat, Nikolla tha se gjithë minatorët e Shqipërisë do të firmosin një deklaratë ku të kërkohet heqja e koncesionit për firmën ACR. Kjo deklaratë do t’i dërgohet Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha.

Kol Nikolla u shpreh se në ditën e 13-të, “situata në minierë është e rëndë”. Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Minatorëve tha se gjatë këtyre ditëve “kemi pasur presione dhe shantazhe për të thyer grevën”. Sipas tij, presionet janë bërë nga njerëz që kanë abuzuar me të drejtat e minatorëve për gjithë këto vite. Ai shtoi se administrata ka braktisur minierën.

Sot është dita e 13-të e grevës së minatorëve të Bulqizës. Ndërsa ende nga kompania ACR nuk është dhënë asnjë zgjidhje.

Gjendja e grevistëve është rënduar më tej. Kompania ACR ka insistuar në qëndrimin e saj për të mos negociuar me Kol Nikollën dhe Taf Kolecin, të cilët sipas saj po çojnë drejt një rruge pa krye të gjithë situatën e krijuar.

a/k/NOA

KOMENTE