English

NOA, partner zyrtar i Kongresit Evropian WEBIT

Tiranë, 6 Gusht 2011 NOA/ Eglantina NasiAgjencia Kombëtare e Lajmeve NOA vendos të jetë partnere zyrtare e Kongresit ndërkombëtar të WEB-it. NOA vjen në këtë kongres që zhvillohet në tetor 2011 në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofie, si Silver Partner duke pranuar me kënaqësi ftesën e bërë nga Kongresi i Web-it, i cili është një ndër evenimentet më të rëndësishme për sistemin dixhital dhe IT në gjithë Evropën dhe më gjerë nëpër botë.

Stafi organizativ i këtij aktiviteti të rëndësishëm e ka listuar Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA, si një ndër Partnerët e rëndësishëm, i vetmi ndër sitet shqiptare, mes shumë atyre evropiane.

NOA është anëtare me të drejta të plota e Kongresit dhe organizatës që e realizon atë, The Webit Ambassador Programme.

Drejtuesit e Kongresit të Web-it, në një komunikim të posaçëm që kanë patur me stafin e NOA, kanë kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve që të jetë pjesë e fushatës promovuese të këtij evenimenti, duke kujtuar faktin e të qenit pjesëmarrës me të drejta të plota të organizimit.

Ky Kongres zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, përkatësisht gjatë datave 26-27 Tetor 2011, dhe përfaqësuesit e Agjencisë kombëtare të Lajmeve NOA do të jenë të pranishëm gjatë punimeve të tij, mes shumë homologëve të tyre të rajonit duke prezantuar dhe risitë e informacionit online që NOA sjell në vitin e saj të pestë të transmetimit, një prej të cilëve është dhe NOA Kosova, faqja më e re e NOA me lajmet më të fundit nga Kosova, 24 orë në 24.

Agjencia e Lajmeve NOA, premton në këtë mënyrë të sigurojë në të ardhmen një ecuri pozitive, jo vetëm me larminë dhe ritmin e lajmeve që përcjell 24 orë në 24, por në të njëjtën kohë edhe me bërjen e saj, pjesë të eventeve të rëndësishme rajonale, duke përfaqësuar vendin tonë në mënyrë sa më dinjitoze.

Vazhdimisht tek NOA në rubrikën e veçantë që është hapur, do të gjeni të rejat më të fundit nga eventi. Kurse këtu gjeni gjithçka rreth aktivitetit më të rëndësishëm.

n.e/NOA

KOMENTE