English

Pasqyra e shtypit, 6 gusht 2011

Tiranë, 6 gusht 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 6 gusht 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Busti i Gumës në Himarë, bashkia refuzon”, i cili flet për qëndrimin e kreut të ri të bashkisë së Himarës. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Arbri, Qetsori, Ermela dhe Jetmiri bëhen bashkë për të fituar miliona”, “Subashi: Votimi elektronik, i parakohshme”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Vepra e Kristaq Ramës në zyrën e Berishës”, i cili flet për historinë e basorelievit që ndodhet në fasadën e kryeministrisë”. Disa tituj të tjerë janë; Plagos avokatin, më ngacmoi seksualisht”, “Në Skampan e Elabsanit, një ditë pas shkrumbimit”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “OMONIA bust për Gumën nga Greqia”, i cili flet për vendosjen e një busti në vendin ku ndodhi aksidenti në Himarë. Disa tituj të tjerë janë; “Bosi i Ndrageta-s pa gjurmë biznesi”, “Qeveria gjyq CEZ për 60 milionë Euro”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Negociata PD-PS”, i cili pasqyron deklaratat e ministrit gjerman Dirk Niebel. Disa tituj të tjerë janë; “Jeta në foto e Enver Hoxhës, studimet dhe bursa e ndërprerë”, “Bullgarët vodhën tek bankomanti i policisë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE