Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FOTOLAJM - Bust për Aristotel Gumën në mes të Himarës
English

FOTOLAJM - Bust për Aristotel Gumën në mes të Himarës

Fotoja që shihni është busti që i është kushtuar 37-vjeçarit Aristotel Guma dhe që sot u përurua në mes të Himarës, vendosur nga mbështetësit e minoritetit grek.

Ky bust, mbuluar me flamurin grek, u vendos në Himarë, me mbishkrimin në greqisht: “Του αντρειωμένου ο θάνατος, θάνατος δεν λογιέται…” që në shqip mund të përshtatet: “Vdekja e një burri të vërtetë, si vdekje nuk llogaritet”.

Vendosja e këtij busti ka ngjallur polemika të shumta sot nga subjektet politike dhe sociale me prirje të dukshme antigreke si Aleanca Kuqezi apo partia e çamëve.

Busti u vendos pasi disa qarqe progreke në Himarë pretendojnë se Guma u vra nga disa të rinj shqiptarë dy vjet më parë, vetëm sepse ai fliste greqisht. Të dyshuarit që iu nënshtruan shqyrtimit gjyqësor pas arrestimit, pretenduan se ishte një aksident, vdekja e minoritarit.

KOMENTE
  • Anizel21:33 - 07 Gusht 2011
    ....të rrojnë e ta kujtojnë familja birin e tyre por ky bust si u vënka kaq përnjëherësh vënd e pa vënd,të paktën kështu thotë lajmi:në qendër të Himarës.Çdo gjë që i përket komunitetit apo historise vendoset me leje dhe pasi ka marrë gjykimin nga organizmat përkatëse ...ndërsa bustin familja le ta vendosë në oborrin e shtëpisë...jo po tashi hajde secili nga një bust dhe ti vëmë ku të duam ..... respekte