English

Prishtinë, burri dëbon gruan: Kalove natën me disa meshkuj

Prishtinë, 7 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – “Ke shkuar me disa meshkuj ndaj në shtëpinë time nuk ke më punë, qërohu prej këndej”. Me këto fjalë, një burrë në Prishtinë ka dëbuar nga banesa gruan e tij duke e akuzuar për çnderim.

Ngjarja e rrallë është denoncuar nga gruaja e cila i ka pohuar sot zyrtarëve të policisë në rajonin e Prishtinës se nën akuzën e shthurjes me disa burra të tjerë njëherësh, ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj, natën e djeshme.

Policia nuk publikon emrat e të dyshuarve, por bëhet e ditur se ata banorë të qytetit të Prishtinës.

“Viktima femër kosovare - shqiptare ka raportuar se është keqtrajtuar dhe me pas është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj po ashtu shqiptar i Kosovës, me akuzën se ajo kishte qëndruar në mbrëmje me disa meshkuj tjerë”, - konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Policia e Kosovës.

Denoncimi i gruas së dhunuar është pranuar nga policia dhe kanë nisur hetimet. Gjithsesi nuk raportohet për të arrestuar mbi këtë akuzë. Gruaja denoncuese ka deklaruar se i shoqi kishte ngritur pretendime ndaj saj se ajo kishte abuzuar me martesën duke shkuar me disa burra të tjerë përgjatë një nate por mohoi të kishte ndodhur një gjë e tillë.

r.b/NOA

KOMENTE