English

Vrasja e 2 fëmijëve në Kosovë, pistat e policisë

Vushtrri, 7 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Krimi i rëndë që ndodhi në Vushtrri mesditën e djeshme ka si shkak gjakmarrjen, është pista kryesore e policisë së Kosovës për vrasjen e dy fëmijëve që ka shokuar opinionin publik.

Ngjarja ndodhi dje në orën 14.00 në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku kanë humbur jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër është plagosur.

Policia konfirmoi emotivi i krimit dyshohet të jetë gjakmarrja dhe raporton se janë arrestuar dy persona, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vrasjen e një djali dhe një vajze të mitur si dhe plagosjen edhe të një të treti, po ashtu djalë i mitur.

Ky i fundit u dërgua në qendrën spitalore universitare të Prishtinës, ku ndodhet në gjendje serioze për jetën.

Lidhur me krimin e rëndë, policia tha sot se me urdhër te prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Ndërsa konfirmohet se i dyshuari kryesor gjendet në arrati.

r.b/NOA

KOMENTE