Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alpinistët shqiptarë prekin Elbrus, maja më e lartë në Evropë
English

Alpinistët shqiptarë prekin Elbrus, maja më e lartë në Evropë

Grupi i alpinistëve përbëhej nga Gjergj Bojaxhi, Erli Rrudho, Fatjon Plaku, Gert Pishtari. Udhëtimi zgjati 6 ditë dhe ishte një ndër ngjitjet më të vështira

Për herë të parë, një grup profesionist alpinistësh shqiptarë ka ngjitur majën më të lartë të Europë. 4 nga grupi prej 8 vetash mundën të arrinin në lartësinë prej 6 mijë e 442 metrash, në majën e malit Elbrus në Kaukaz, në jug të Rusisë. Udhëtimi zgjati 6 ditë dhe ishte një ndër ngjitjet më të vështira. Fillimisht grupi është vendosur në kampin bazë në lartësinë 2 mijë e 200 metra, më pas në kampin tjetër 3 mijë e 800 metra ku dhe është fillimi i akullnajës së përjetshme. Pas kësaj pjesëtarët e shoqatës Alpine Turistike Dajti, për dy ditë kanë bërë klimatizimin e trupit duke u ngjitur e zbritur deri në lartësinë 4 mijë e 600 metra. Në ditën e katërt, ata bënë provën e parë për të pushtuar majën. Herën e parë u ngjitën deri në rreth 5 mijë metra, por për shkak të stuhisë së dëborës, ngjitja u ndërpre, raporton ABC News. Përmirësimet e kushteve klimaterike lejuan dhe ngjitjen deri në 6 mijë e 442 metra, por vetëm 4 alpinistë mundën ta përfundonin ngjitjen me sukses. Ngjitja u krye në herën e dytë. Më herët, një grup Alpinistësh në vitin 2010 ka arritur majën 5 mijë e 900 metra në Kilimanxharo ndërsa në vitin 2009 në 4 mijë e 810 metra në Malin e Bardhë.

Ky grup alpinistësh synon që në vitin e ardhshëm të ngjisë 6 mijë e 692 metra në Akongagua, maja më e lartë në Amerikën Jugore. Akongagua gjendet në Argjentinë dhe cilësohet si një nga majat e vështira për alpinizëm. Ngjitja në Elbrus u mundësua nga donacione private dhe fondet e vetë alpinistëve të Shoqatës ku aderojnë.

KOMENTE