Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Digjen bredhat në shkollën e Devollit, kapet një i mitur i dyshuar
English

Digjen bredhat në shkollën e Devollit, kapet një i mitur i dyshuar

Devoll, 8 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Oborri i një shkolle në Devoll është përfshirë nga flakët dhe nën gjuhët e zjarrit kanë përfunduar dixsa bredha shumëvjeçarë.

Bredhat që u dogjën, gjithsej pesë, gjendeshin në brendësi të oborrit dhe shërbenin si vend hije për nxënësit gjatë intervaleve të pushimit mes orëve mësimore.

Lidhur me ngjarjen, policia e Devollit nisi hetimet dhe tha sot se zjarri ka ardhur nga pakujdesia.

“Ne kemi filluar procedimin penal ne gjendje te lire per shtetasin M. P 17 vjeç, banues ne fshatin Cangoj - Devoll, pasi në fshatin Cangoj, ka dëmtuar me zjarr nga pakujdesia 5 rrënje bredha ne oborrin e shkolles 9-vjeçare Cangoj”, - i thanë agjencisë NOA burime zyrtare të policisë lokale duke shtuar se ishte drejtori i kesaj shkolle që denoncoi rastin. Vepra penale e konsumuar ne kete rast eshte ajo e “Shkaterrimit te prones nga pakujdesia”.

a.f/NOA

KOMENTE