English

Familja shokohet, gjen të varur në shtëpi babain 57-vjeçar

Korçë, 8 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Fund tragjik për një burrë në Korçë, i jep fund jetës në kushte të një gjendjeje të rënduar psikologjike, shkaqet e të cilës besohet se i mori me vete.

Viktima është Robert Pine 57 vjeç, banues ne fshatin Kreshpanje - Korçë. Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se Pine u gjet i vetëvarur në banesën e tij, gjatë orëve të darkës së diel.

Ishin gruaja dhe fëmijët e të ndjerit të cilët e gjetën 57-vjeçarin të pajetë në dhomën e tij të gjumit.

Familja ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit dërgoi një grup hetimor në vendin e ngjarjes. Burime zyrtare të policisë së Korçës i thanë sot agjencisë NOA se Robert Pine është gjetur i vetëvarur por rrethanat dhe shkaqet megjithë deponimet e familjes mbeten ende të mistershme. Në këto kushte, materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqsor Korçë per hetime te mëtejshme.

a.f/NOA

KOMENTE