English

Fugoni shtyp një grua 38-vjeçare, përfundon në spital

Ersekë, 8 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Një grua 38 vjeçare gjendet në spitalin e Korçës, pasi u përfshi në një aksident rrugor që ndodhi në rrugën që lidh këtë qytet me atë të Ersekës.

Burime zyrtare nga policia lokale i thanë agjencisë NOA se aksidenti ndodhi dje rreth orës 14.30 dhe lidhur me të sot filloi procedimi penal ne gjendje te lire ne ngarkim te Leonard Papamihali 29 vjeç, banues ne qytetin e Korçës.

“Procedimi për Papamihalin erdhi pasi ai, në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, ne te dale te qytetit te Korçës, duke drejtuar mjetin fugon tip M-Benz, me targe AA 972 AK, ka aksidentuar këmbësoren M. P 38 vjeçe, banuese ne qytetin e Korçës, e cila më pas u dërgua në spitalin e Korçës”, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare policore.

Ato shtuan se vepra penale ”Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, është pjesë e akuzës së formuluar dhe materialet e përpiluara i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë per veprime te mëtejshme.

a.f/NOA

KOMENTE