English

Masakrohet me thikë një burrë në Tiranë

Policia nuk e ka të panjohur emrin e Ilir Bokës. Më 30 Maj 2005, Ilir Selim Boka me banim në Tiranë, atëherë 40 vjeç, u gjet me armë që mbante pa leje. Policia evidenton se nga kontrolli ne banesë, Bokës iu gjeten e bllokuan dy pistoleta, me disa fishekë dhe nga Komisariati i Policise Nr. 3 u procedua penalisht për këtë armëmbajtje

Tiranë, 8 Gusht 2011 NOA/ Ervin TiranaNjë 46 vjeçar është plagosur me thikë në Tiranë, pasi është goditur disa herë me mjetin e mprehtë nga një i ri fierak i cili është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Specialistë të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Adriatik Hetem Barjamaj, 34 vjeç, lindur në Patos Fier dhe banues në Tiranë duke e gjetur si fajtor për krimin.

“Arrestimi i Adriatik Bajramajt u krye sepse dyshohet se ka goditur disa herë më armë të ftohtë thikë në pjesë të ndryshme të trupit, për motive të dobëta, shtetasin Ilir Selim Boka, 45 vjeç”, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga policia e Tiranës.

Policia tha se materialet proçeduriale, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale të “Plagosjes me dashje”.

Ilir Boka aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë duke marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Por policia nuk e ka të panjohur emrin e Ilir Bokës. Më 30 Maj 2005, Ilir Selim Boka me banim në Tiranë, atëherë 40 vjeç, u gjet me armë që mbante pa leje. Policia evidenton se nga kontrolli ne banesë, Bokës iu gjeten e bllokuan dy pistoleta, me disa fishekë dhe nga Komisariati i Policise Nr. 3 u procedua penalisht për këtë armëmbajtje.

e.t/NOA

KOMENTE
  • Lavdim Imeri12:36 - 08 Gusht 2011
    si nuk e ka mbytur