English

Një vajzë mbetet “shtatzënë” pas çdo vakti

Birmingham, 8 Gusht NOA - Një vajzë e re nga Anglia mbetet “shtatzënë” disa herë vetëm gjatë një dite.

Është çështja e çuditshme klinike e Kerri Dowdswell, 23 vjeç, së cilës çdo herë që konsumon ushqim, i fryhet stomaku sikur të ishte shtatzënë.

Ndryshimi mes saj dhe një gruaje shtatzënë është i paperceptueshëm.

Vajza vuan nga ky shqetësim që nga mosha e pubertetit.

Edhe pse përpjekja e mjekëve ka qenë gjithmonë e vazhdueshme për ta kuruar sërish shkaku nuk është gjendur.

Një problem që shkakton jo pak shqetësime, mbi të gjitha kur ke një ftesë për drekë.

Kerry pas çdo vakti para se të kthehet në përmasat e saj reale duhet të presë disa orë.

Mjekët megjithatë nuk kanë ndalur asnjëherë dhe shpresojnë të gjejnë një mënyrë për të arritur në shërimin e vajzës angleze nga Cannock, në veriBirmingham.

r.b/NOA

KOMENTE