Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 8 gusht 2011 (VIDEO)
English

Pasqyra e shtypit, 8 gusht 2011 (VIDEO)

Tiranë, 8 Gusht 2011 NOA – Më poshtë gjenden titujt kryesorë të gazetave kryesore të shtypit shqiptar për ditën e sotme 8 Gusht 2011.

Gazeta “Panorama” çelet me titullin “Guma shpallet hero grek, bust në kishën e Himarës” duke theksuar njëkohësisht edhe faktin se bati “Bojkot nga Bashkia” e Himarës.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “300 mijë lekë për 17 vite burg: Nuk gjeta rrugë tjetër veç drogës”. Ky titull trajton arrestimin në Tiranë të Haxhi Kurushi, ish-i dënuari politik për agjitacion e propagandë. Policia tha se ai prej 6 muajsh shpërndante marijuanë.

E përditshmja “Koha Jonë” ka në qendër të vëmendjes atë që e cilëson “Skandali i Bamir Topit – Medalje Mirënjohjeje për dhunën ndaj shqiptarëve”. Shkrimi i faqes 7 trajton gjerësisht dhëniën e medaljes nga ana e Presidentit shqiptar për komunën e Barit me motivacion për mikpritjen që i është bërë shqiptarëve që shkuan si refugjatë më 1991. por gazeta “Koha Jonë” kujton edhe ndjesën publike që presidenti i atëhershëm italian bëri për keqtrajtim të këtyre emigrantëve në atë kohë. E përditshmja publikon edhe një intervistë të Topit dhënë këtë fundjavë në Bari një gazetari italian, ku sipas “KJ” mbërthehet nga pyetja delikate”.

Tituj të tjerë të kësaj të përditshmeje: Zbardhen përgjimet për falsifikatorët e parave, Basha e shpall “Ambasadore Nderi”, aktorja Eliza Dushku: Kreu i Bashkisë i ndershëm.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titull kryesor “Shembet Miniera e Bulqizës, 13 minatorët grevistë bllokohen në galeri”. Kjo gazetë trajton faktin sipas saj se në vendin e ngujimit janë çarë dhe tubat e ajrimit ndaj punonjësit rrezikojnë jeten

Tituj të tjerë në këtë gazetë mund të gjeni: Universitetet private, MASH:Regjistrimi deri më 15 dhjetor, Falsifikonin para, zbardhen telefonatat e 12 autorëve.

Gazeta tjetër e përditshme “Mapo” çelet me titull kryesor: “Prokurorët, milionat e kursyera nga rrogat gjatë vitit 2010”. Shkrimi trajton faktin se janë zbardhur deklaratat e pasurive të prokurorëve të Tiranës dhe Krimeve të Rënda për vitin 2010.

Tituj të tjerë në këtë gazetë: Përvjetori i Gumës, bust me flamur grek në oborrin e kishës, Shqipëria sipas Eliza Dushkut, detajet e dokumentarit 90 minutësh.

Tituj të tjerë në këtë të përditshme: “Shqipëria, 5 vite borxhe për 5 helikopterë” dhe një koment nga Mustafa Nano, “Opozitë e verës? Apo opozitë e të gjitha stinëve”.

e.t/NOA

Ndiqni videopasqyren e shtypit ditor mundesuar nga 7News Channel:

217

KOMENTE