Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flakët përpijnë banesën, vdes vogëlushja e vetme në shtëpi
English

Flakët përpijnë banesën, vdes vogëlushja e vetme në shtëpi

Malësi e Madhe, 9 gusht 2011, NOA – Zjarri i rënë në një banesë i ka marrë jetën sot para mesditës një vajze të vogël trevjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në fshatin Palvar të Malësisë së madhe.

Vogëlushja ndodhej e vetme në shtëpi në momentin kur flakët përfshinë shtëpinë, bëjnë me dije dëshmitarët nga vendngjarja.

Familjarët e saj duket e kishin lënë vetëm vajzën në shtëpi për të kryer ndonjë punë të rastit.

Të alarmuar pasi kanë parë flakët e dendura të zjarrit që ishin përhapur gjithkund ata kanë tentuar të hyjnë brenda me shpresën se do të mund të shpëtonin vogëlushen.

Por, e kanë gjetur të pajetë brenda në dhomë.

Pranë banesës së vjetër e përpirë nga flakët kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët duke shuar vatrën e zjarrit.

Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë. Ndërkohë mësohet se familjarët të tronditur po merren në pyetje nga grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, por edhe të arsyes se pse vogëlushja ndodhej e vetme në shtëpi pikërisht në momentin e rënies së zjarrit.

mit/NOA

KOMENTE