Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 9 gusht 2011
English

Pasqyra e shtypit, 9 gusht 2011

Tiranë, 9 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 9 gusht 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Administrata. Mësuesit dhe mjekët s’marrin shtesë page. Qeveria nuk jep rritjen e korrikut. Flet drejtori i Kontributeve në ISSH, Naim Balluku”. Tituj të tjerë të gazetës: “Arben Malaj i përgjigjet Fatmir Toçit. Socialistët e dinë kush i jep oksigjen Berishës. PS nuk fiton me gjyqe speciale”; “Dështon takimi me minatorët, Inspektimi: Të pezullohet leja e ACR”; “Bllokohet KQZ, zgjedhjet e 8 majit, shtyhet vendimi”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “NATO rrit vëzhgimin ndaj Shqipërisë”. Në brendësi të gazetës lexoni titujt: “Shtesat në polici: S’ka shpresë për të larguarit nga reforma”; “Minatorët 16 ditë nën tokë, ACR anulon takimin”; “Opinion nga Mentor Kikia: Zoti Basha, lërini qokat, por rrëmbeni sëpatën”; “Zjarret shkrumbojnë në Gjirokastër, Pukë e Vlorë”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Dashnor Sula: Ndryshimet në Kushtetutë, kamerdare për të shpëtuar Ramën”. Argumentet të tjerë në faqen e parë të gazetës janë: “Tavo: Hapat që duhet të ndjekë PS në shtator”; “Ndryshime të reja për kontributet dhe pensionet, ja tabelat”; “Regjistrimet në shkolla nisin në 1 shtator”; “Siguria. Ngujimi i grevistëve: METE të mbyllet miniera”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Tregtia e zezë e stalagtitëve. U duhen 1400 vjet për tu rritur, shiten në rrugë për zbukurime”. Tituj të tjerë në faqen e parë: “Si falen kamatat për ISSH-në. Intervistë me drejtorin e Kontributeve në ISSH, Naim Balluku”; “Zhduket përgjegjësi i pikës së karburanteve”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Kontributi për pensionet. Emigrantët si të ‘blini’ vitet që s’keni paguar”. Në faqen e parë veçojmë edhe titujt: Opinion nga Ilir Dhima: Nën tokë për në atë botë”; “Fatmir Toçi: Jo çdo deputet të jetë anëtar i Asamblesë Kombëtare”; “Poeti Visar Zhiti: Kadare-Trebeshina konflikt pa kuptim”; “Nënkryetari i LSI, Vangjel Tavo: Ministrat t’i raportojnë partisë”; ndërsa në suplementin summer pages veçojmë “Vip-at në plazh, Argjentina me bikini, Nora Istrefi e vetmuar”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE