Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Refuzohet propozimi i ACR, minatorët: Takimi nesër në Bulqizë
English

Refuzohet propozimi i ACR, minatorët: Takimi nesër në Bulqizë

Bulqizë, 9 gusht 2011, NOA Update – Minatorët e Bulqizës të ngujuar në grevë urie kanë refuzuar propozimin e kompanisë austriake për t’u takuar nesër në Tiranë në mjediset e zyrave të ACR-së.

Minatorët grevistë duke iu përgjigjur propozimit të kompanisë koncensionare i bënë me dije se takimi mes tyre do të mbahet vetëm në Bulqizë, pikërisht aty ku 13 minatorët vijojnë grevën e urisë në ditën e 16-të.

Refuzimin e minatorëve e bënë me dije përfaqësues të Konfederatës së sindikatave, e cila mbështeti vendimin e minatorëve.

Grevistët paralajmëruan kompaninë ACR, por edhe autoritetet e vendit se në rast se takimi mes tyre dhe ACR-së nuk zhvillohet të mërkurën në Bulqizë, atëherë afro 700 minatorët e Bulqizës do të hidhen të gjithë në grevë urie dhe do të zaptojnë madje rrugën kryesore TiranëPeshkopi - Qafa e Buallit.

Në pritje të takimit të sotëm, vetëm pak më parë kompania austriake ACR përmes një deklarate tha se i mirëpret bisedimet me minatorët për të diskutuar për kërkesat e tyre.

Në këtë këndvështrim, ACR propozoi mbajtjen e takimit me përfaqësinë e minatorëve të mërkurën në orën 11.00 pranë zyrave të kompanisë në Tiranë.

Duke pritur përgjigjen e minatorëve, ACR bëri me dije se dëshiron arritjen sa më shpejt të zgjidhjes së situatës.

ACR nënvizoi se kryenegociator i kompanisë austriake do të jetë administratori Giga Bedineishvili.

Ndërkohë pas këtij propozimi të refuzuar nuk dihet nëse kompania austriake do të pranojë të takohet me minatorët nesër në Bulqizë.

Situata e minatorëve vijon të rëndohet edhe më tej, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen me serum.

mit/NOA

KOMENTE