Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi me yjet “rënës”, specialistët: Të martë e të mërkurë udhëtim në qiell
English

Takimi me yjet “rënës”, specialistët: Të martë e të mërkurë udhëtim në qiell

E martë, 9 gusht 2011, NOA – Këtë vit tregohuni më të shpejtë në numërimin e yjeve që bien. Kjo sepse, në dy netët kur “shiu” i yjeve është më i madh, saktësisht më 12 dhe 13 gusht, do të jetë Hëna e plotë, çka do t’a bëjë shumë të vështirë shikimin e spektaklit.

Kësisoj, kemi dy ditë kohë, sot dhe nesër, për takimin me fenomenin që njihet si “Lotët e Shën Lorencos”. Meteorët “shuhen” në atmosferën e Tokës në të njëjtën ditë atë të vdekjes së shenjtorit, pra më 10 gusht.

Sipas shkencëtarëve parashikohen rreth 20 – 30 meteorë ( yje) që bien në një orë të vetme, ndërsa numri i tyre, ditën e pikut, pra më 13 gusht, do të arrijë në 100.

Por me gjithë këtë shpeshtësi, t’i shohësh ata do të jetë e vështirë, pasi drita e fortë e Hënës së plotë do t’i zbehë disi.

Për këtë arsye ekspertët e qiellit, këshillojnë që, yjet që bien t’i shohim natën e sotme dhe nesër. Kjo, pasi Hëna nuk ka hyrë ende në fazën e saj të plotë, ndaj oraret 2.30 – 3 të natës ju ftojnë të kaloni bukur poshtë yjeve që bien.

KURIOZITET

Fenomeni quhet ndryshe, Perseid: shiu i meteorëve duket sikur bie nga një pikë e caktuar në qiell, të vendosura në yjësine e Perseut. Ai shkaktohet nga reja e pluhurit që lë pas në orbitën e saj kometa, Swift Tuttle e ku planeti ynë, Toka kalon çdo vit në të njëjtën periudhë.

a.q/NOA

KOMENTE