Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tensioni në veri, kryediplomati gjerman Westerwelle të enjten në Kosovë
English

Tensioni në veri, kryediplomati gjerman Westerwelle të enjten në Kosovë

Prishtinë, 9 gusht 2011, NOA - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle është i pari kryediplomat i vendeve të BE-së që do të vizitojë Kosovën pas tensionimit të situatës në veri.

Kryediplomati gjerman në fund të turit në Ballkan do të vizitojë Kosovën të enjten, ku do të takohet me krerët më të lartë të vendit.

Zëdhënësi i shefit të diplomacisë gjermane, Dirk Augustin bëri me dije se ministri Westerwelle do të ketë bisedime me zyrtarët e lartë kosovarë dhe ndërkombëtarë, kryeministrin Hashim Thaçi dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.

Kryediplomati gjerman Guido Westerwelle e nis sot turin e tij të vizitave në Ballkan, gjatë të cilit do të ndalojë fillimisht në Kroaci e më pas në Malin e Zi.

Ministri i jashtëm gjerman sipas zëdhënësit Augustin ndodhej më herët në Londër, ku u takua me zëvendëskryeministrin britanik, Nick Kleg, dhe ministrin e Jashtëm, William Hague, me të cilët diskutoi mbi situatën në veri të Kosovës.

Dy ditë më parë pas këtij takimi, Britania e Madhe dhe Gjermania dolën me një deklaratë të përbashkët ku i bënë thirrje Serbisë dhe Kosovës t’i japin fund krizës në veri.

“Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje diplomatike që i njeh kufijtë e Kosovës, e përmirëson jetën e secilit, ndërsa të dy shtetet i vë në rrugë të anëtarësimit në BE”, thuhet në deklaratën e dy zyrtarëve, e cila u publikua dje në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Sipas dy shefave të diplomacive evropiane në rast të moskapërcimit të situatës në veri Beogradi dhe Prishtina do të humbasin një tren përdrejt BE-së që sipas dy ministrave të jashtëm të BE-së është në interesin më të mirë të të dy vendeve fqinje në rajon.

mit/NOA

KOMENTE