Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Berisha” nxit urrejtje etnike (VIDEO)
English

“Berisha” nxit urrejtje etnike (VIDEO)

“Qeveria me qëndrimet e saj ushqen sistematikisht politikat e disa forcave politike dhe organizata të tjera, politika këto dhe qëndrime tejet obskuratiste, të cilat kultivojnë intoleranca, shpeshherë edhe në ekstrem një pseudo-nacionalizëm që asgjë nuk ka me patriotizmin e vërtetë dhe qëndrime të tilla të cilat shpeshherë kanë cekur edhe hapësirat e kultivimit të urrejtjes etnike dhe fetare në vendin tonë, element këtë të cilën e denoncojmë me shumë forcë”

Nga Vangjel Dule

Kryetar i PBDNJ

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që në themelimin e saj, në programin e parë, pra rreth 20 vjet më parë, kërkon zhvillimin e rregjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, Census, në pyetsorin e të cilit të përfshihet edhe elementet e përkatësisë etnike, të gjuhës amtare dhe të besimit fetar. Kjo për arsyet e thjeshta se jemi i vetmi vend i juridiksionit të Këshillit të Evropës, jemi i vetmi vend aspirant i Bashkimit Evropian që prej mëse një shekulli nuk kemi zhvilluar një rregjistrim të tillë të popullsisë me këto elementë thelbësorë për hartimin e politikave në një shtet modern të së drejtës, por edhe për arsyet se ky është një detyrim që buron nga konventat ku Republika e Shqipërisë është palë në lidhje me garantimin e respektimit të të drejtave të pjestarëve të minoriteteve etnike, kulturore, linguistike, fetare etj. Por edhe për arysen se Republika e Shqipërisë është angazhuar në mënyrë të përsëritur për zhvillimin e një proçesi të tillë, jo vetëm vitet e fundit por në vazhdimësi. Angazhimi i fundit zyrtar ka qënë nëpërmjet raportit të depozituar në vitin 2010 në Sekretariatin për zbatimin e Konventës kuadër për respektimin e të drejtave të pjestarëve dhe minoriteteve etnike në Këshillin e Europës.

Por, në të njëjtën kohë duhet të theksojmë se Censusi, rregjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, mbetet në kuadër të shtetit të së drejtës, instrumenti i vetëm që garanton në produktin e vet ato të dhëna thelbësore për një shoqëri të organizuar me qëllim hartimin e një filozofie nga e cila do burojnë politikat që do garantojnë në praktikë respektimin e standarteve të të drejtave të gjithë qytetarëve të një vendi. Por, në këtë kuadër, qeveria karakterizohet në aktivitetin dhe politikat e veta nga ecejake e të dyshimta, në një kohë që është premtuar dhe është angazhuar zyrtarisht për zhvillimin e këtij rregjistrimi të popullsisë fillimisht e planifikoi për pranverën e vitit 2011, por më pas mori vendimin me argumenta aspak bindëse për t’a shtyrë këtë proçes për vjeshtën 2011. Në të njëjtën kohë, dhe sot që po flasim, debatohen në parlament, ndryshime anësore pa asnjë rëndësi praktike në ligjin për rregjistrimin e popullsisë dhe të banesave. Në të njëjtën kohë premton se brenda vjeshtës së 2011 do të sjellë në parlament një ligj të ri në lidhje me rregjistrimin e popullsisë, Censusit, por që do të ketë fuqi për rregjistrimin e ardhshëm të popullsisë, i cili sipas praktikave të OKB-s, i bie që të mbahet në vendin tonë në vitin 2021. Eshtë ky kontekst i cili na bën të jemi shumë spektikë, në lidhje me vullnetin e qeverisë dhe angazhimin e saj në këtë detyrim themelor për shtetin e së drejtës. Prandaj vlerësojmë se praktikat dhe politikat e qeverisë nga njëra anë karakterizohen nga mungesa të theksuara trasparence, kanë mbajtur larg grupet e interesit që në këtë rast janë minoritetet,komunitetet fetare dhe përfaqësuesit e tyre, dhe ajo që është më e rëndësishme, ende sot nuk është bërë publik versioni përfundimtar i pyetsorit të rregjistrimit të përgjithshëm të popullsisë ndërkohë që parlamenti debaton nëse do të quhet Census apo rregjistrim, nëse do të ruhet konfidencialiteti, që është e vetkuptueshme se është e detyrueshme ruajtja e konfidencialitetit dhe nëse do të hartojë një ligj të ri për 2021-shin apo jo.

Nga ana tjetër, qeveria me qëndrimet e saj ushqen sistematikisht politikat e disa forcave politike dhe organizata të tjera, politika këto dhe qëndrime tejet obskuratiste, të cilat kultivojnë intoleranca, shpeshherë edhe në ekstrem një pseudo-nacionalizëm që asgjë nuk ka me patriotizmin e vërtetë dhe qëndrime të tilla të cilat shpeshherë kanë cekur edhe hapsirat e kultivimit të urrejtjes etnike dhe fetare në vendin tonë, element këtë të cilën e denoncojmë me shumë forcë.

Janë këto politika të qeverisë që kohët e fundit kanë inkurajuar këto forca politike, politikanë apo qarqe që të jetë insistues në qëndrimet e politikat e tyre për të mbajtur vendin tonë larg axhendës europiane.

Rregjstrimi i përgjithshëm i popullsisë me elementet e përkatësisë etnike, besimit fetar, gjuhës amtare, nuk është një çështje e PBDNJ, nuk është një çështje e minoritetit etnik grek, apo e minoriteteve të tjera, nuk është një çështje e komuniteteve fetare, është një çështje thelbësore e shtetit të së drejtës, e një shoqërie të organizuar sipas standarteve europiane, është një çështje pa të cilën nuk mund të hartohen politika adeguate për garantimin e koherencës sociale në një shtet modern që ne duam të ndërtojmë, në një shtet që ka si axhendë strategjike atë europiane. Dhe fatmirësisht për të gjithë është Europa ajo që të gjitha i zhvillon mbi tavolinë dhe jo nën të, dhe fatmirësisht për të gjithë ne që kemi si vizion dhe objektiv strategjik Europën, menuja evropiane nuk është alla carte por është e dhënë dhe e përcaktuar.

KOMENTE
  • Frosina Mezini01:04 - 11 Gusht 2011
    More Vangjel qe na Emri je ortodoks Vllej dhe ku gjuha tende amtare eshte Rumanisht dhe jo Greke si ti pretendon, dhe nga mbiemri DULE je 100% turk ,a munde tu thoshe Shqiptarve se ata Vellezrit e tu Rumuno-Greke kure e kane bere kete lloje Regjistrimi ne 100 vjetet e fundit dhe pse nuk kerkone qe dhe Greqia "nena njerke" tende te beje te njejten gje ;regjistrimin e te pakten 2-3 miljon Shqiptare autokton dhe Arvanitas apo Came qe jetojne ne toka e tyre;troje Shqiptare dhe Elene ne Shtetin Grek te 1912, qe nga Peloponezi deri ne Selanik (Thesaloniku) kur kjo te realizohet, ateher kerko dhe ti ate qe po pretendon ,le te japin Greqia shembullin e para dhe me siguri qe dhe Shqiperia do ta pasoje,qe greqia mose te thote beni si dua une por te thote beni si bera ose si po bej une , dokorte more " kahur" evgjit se Grek nuk mund te jesh kuren e kures ti i pacip po ti je nje Endacak Ballkanik qe e kethene Gunen e"cobani"nga fryne era ti behesh dhe mysliman Turk DULE dhe ortodoks Vangjel vetem mjaftone te hedhin nje kocke ta lepish
  • Stermolli Albert22:52 - 10 Gusht 2011
    Zoti Vangjel Dule,admiroj guzimin tuaj qytetar.Por,per mendimin tim je i nje anshem ne kerkesat dhe trajtimin e drejtatve njerezore.Duke qene kryetar i nje partie qe ne zemer e ne themel te saje pretendon te kete te DREJTAT e ti mbroje keto te DREJTA universale,do te ishe me i besushem e i drejte po te shkruanje nje shkrim ku te kerkonje qe keto te drejta qe kini E GEZONI ju ne Shqiperi ti kishin dhe shqipetaret autokton ne Greqi.Nje qytetar eshte i besushem kur nuk perdor Dy njesi matese nje per Greket e nje tjeter per Shqiptaret.Bota dhe Europa me ligjet dhe konventat qe ti permend na mesojne qe te jemi te matur e te pa anshe pra universal.Albert Stermolli