Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama të pendohet për nihilizmin ndaj vizave, jo zgjedhjen e Presidentit
English

Berisha: Rama të pendohet për nihilizmin ndaj vizave, jo zgjedhjen e Presidentit

Tiranë, 10 gusht 2011, NOA – Duke iu referuar pendesës së liderit të opozitës Edi Rama për ndryshimet në Kushtetutë në vitin 2008, kryeministri Sali Berisha deklaroi prerë se Kushtetuta e vendit nuk është statut partie, duke hedhur kështu poshtë çdo mundësi për ndryshimet kushtetuese në vjeshtë sa i përket zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Shefi i qeverisë i bëri me dije shefit të opozitës se paketa e ndryshimeve që ai propozon është një paketë karrigesh.

Në këtë këndvështrim, lideri demokrat preçizoi se më shumë se pendesa për ndryshimin e një neni në kushtetutë, Edi Rama duhet të shfaqë pendesë për nihilizmin e tij dhe për qëndrimin ndaj liberalizimit të vizave.

Shqiptarët nuk preokupohen për mënyrën se si zgjidhet Presidenti, - tha zoti Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, “por për rrugët, lëvizjen e lirë, rrogat dhe pensionet”.

“Është e thjeshtë të kërkosh të shprehësh pendesë se ndryshove nenin për të zgjedhur këtë apo atë kryetar institucioni dhe të mos shprehësh pendesë që u përpoqe të pengosh çdo qytetar të këtij vendi për të takuar njerëzit e tij më të dashur. Bëre gjithçka për të mbajtur murin e shengenit ndaj rinisë shqiptare”, e këshilloi kryeministri Berisha kreun e opozitës, duke i thënë që pendesën ta nisë pikërisht nga kjo.

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë kryeministri foli edhe për rritjen e ekonomisë shqiptare.

Berisha deklaroi se dy nga ekonomitë më stabël në Europë janë shpallur ekonomia gjermane, e cila është më e madhja në Europë dhe ndër ekonomitë e vogla në top-listë është shpallur Shqipëria.

Këtu kryeministri iu përvesh rishtas opozitës duke thënë se është pikërisht modeli ekonomik i zhvillimit që e bën opozitën të jetë nihiliste, duke ruajtur me fanatizëm sikundër tha ai, mentalitetin totalitar, i cili nuk mund të pajtohet me tregun e lirë dhe vlerat e tij.

mit/NOA

KOMENTE