Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dule: Pse jam kundër regjistrimit (VIDEO)
English

Dule: Pse jam kundër regjistrimit (VIDEO)

Kryetari i PBDNJ – Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, konstaton “me keqardhje se me amendimet e fundit në ligjin për censusin, abrogohet e drejta thelbësore e vetëdeklarimit, penalizohet ajo dhe në të njëjtën kohë shkelet parimi i konfidencialitetit të të dhënave në census. Për rrjedhojë një regjistrim i tillë nuk mund të jetë i standardeve europiane". Sipas Dules, censusi, regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, mbetet në kuadër të shtetit të së drejtës, instrumenti i vetëm që garanton në produktin e vet ato të dhëna thelbësore për një shoqëri të organizuar me qëllim hartimin e një filozofie nga e cila do burojnë politikat që do garantojnë në praktikë respektimin e standardeve të të drejtave të gjithë qytetarëve të një vendi. Dule konsideroi se qeveria karakterizohet në aktivitetin dhe politikat e veta nga ecejake e të dyshimta, në një kohë që është premtuar dhe është angazhuar zyrtarisht për zhvillimin e këtij regjistrimi të popullsisë fillimisht e planifikoi për pranverën e vitit 2011, por më pas mori vendimin me argumente aspak bindëse për ta shtyrë këtë proçes për vjeshtën 2011.

Në të njëjtën kohë, dhe sot që po flasim, debatohen në parlament, ndryshime anësore pa asnjë rëndësi praktike në ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave. Në të njëjtën kohë premton se brenda vjeshtës së 2011 do të sjellë në parlament një ligj të ri në lidhje me regjistrimin e popullsisë, Censusit, por që do të ketë fuqi për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, i cili sipas praktikave të OKB-s, i bie që të mbahet në vendin tonë në vitin 2021”, - tha Dule.

227

KOMENTE