Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva e minatorëve, Nikolla: Të ndërhyjë Berisha, përndryshe të largohen 2 ministra
English

Greva e minatorëve, Nikolla: Të ndërhyjë Berisha, përndryshe të largohen 2 ministra

Bulqizë, 10 gusht 2011, NOA – Në pritje të një takimi mes minatorëve të Bulqizës të ngujuar në grevë urie dhe drejtuesve të kompanisë austriake ACR, kreu i Konfederatës së Sindikatave Kolë Nikolla i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të ndërhyjë urgjentisht për zgjidhjen e situatës.

Nikolla tha se ndërhyrja e kryeministrit mund të prodhojë dialog dhe zgjidhje të shpejtë të situatës në kushtet kur gjendja e minatorëve në ditën e 17-të të grevës së urisë nën tokë është tejet e rënduar.

Kreu i Konfederatës i bëri apel kryeministrit, duke i thënë se në rast se nuk ndërhyn atëherë do të kërkohet largimi i dy ministrave Nasip Naço dhe Spiro Ksera, i pari përkatësisht ministër i METE-s dhe i dyti i Punës, Çështjeve Sociale.

Duke folur nga Bulqiza, ku qytetarët për rreth dy orë uzurpuan rrugën kryesore në zonën e Qafës së Buallit, Nikolla deklaroi se minatorët janë të gatshëm për marrëveshje institucionale duke bërë me dije kushtet për arritjen e një marrëveshjeje me ACR-në.

Nikolla tha se kërkesat që do të shtrohen në takimin me ACR-në janë “Investime në nivelet 16-20 të minierës së Bulqizës, garantimi i kushteve të sigurisë në punë, largimi i drejtorit të minierës Mehdat Zogu, rritja e pagës me 20 përqind me kontratë”.

Këto janë kushtet e vëna nga minatorët grevistë, - tha Nikolla duke theksuar se “në rast se këto kushte plotësohen atëherë minatorët do të rikthehen në punë që nesër”.

Për situatën në minierën e kromit foli edhe kryetari i Bashkisë së Bulqizës Roland Keta, i cili i bëri thirrje qytetarëve të qetësohen.

Zoti Keta theksoi se vetëm dialogu mes palëve mund ta zgjidhë situatën.

Ai propozoi që në takimin me ACR-në të marrin pjesë përfaqësia e minatorëve dhe sindikata.

Por, kompania austriake ACR ende nuk ka kthyer një përgjigje për një takim të mundshëm sot, ndërkohë që minatorët kanë vënë si kusht për takimin pritjen deri në orën 16.00 të së mërkurës, në të kundërt ata do të përshkallëzojnë protestë në formë ekstreme.

mit/NOA

KOMENTE