Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një stuhi magnetike po afrohet drejt tokës, ekspertët: Nuk parashikojmë dot rreziqet
English

Një stuhi magnetike po afrohet drejt tokës, ekspertët: "Nuk parashikojmë dot rreziqet"

Tiranë, 10 gusht NOA- Një stuhi magnetike është duke arritur në Tokë pasi Dielli është kthyer në ditët e fundit në një fazë të dendur aktiviteti. Një nga tre njollat diellore që u shfaq në ditët e fundit ka provokuar një shpërthim të dhunshëm që për momentin nuk e goditi drejtpërdrejt Tokën.

Megjithatë, sipas ekspertëve të NASA-s një grup i dytë i grimcave të lëshuar nga ky shpërthim do të niset drejt Tokës në ditët e ardhshme dhe mund të shkaktojë dëme në satelitët që janë në orbitë të lartë. Rrezatimi gjithashtu mund të shkaktojë probleme në telekomunikacion.

Shpërthimi i fuqishëm i kësaj njolle diellore, konsiderohet më e dhunshmja e ciklit diellor, është identifikuar nga ekspertët me numrin 1263 dhe shpërthimi që ka provokuar ka hyrë në klasën X, së cilës i përkasin fenomenet më të forta dhe të rrezikshme për satelitët dhe komunikimin.

E pamundur në këtë moment, sipas ekspertëve, të bëhen parashikime në lidhje me rreziqet e mundshme. Përgjigje do të kemi pas datës 11 gusht.

a.e./NOA

KOMENTE
  • Grande Lupo10:30 - 11 Gusht 2011
    sot eshte data 11 po nuk po shikojm asnje ndryshim..................??????????????????? mos tmerroni njerezit kot .flm per mirkuptimin
  • Lirim Rexhaj21:31 - 10 Gusht 2011
    ishalla po pshtoiim :T:T
  • Leonard ╰დ╮╭დ╯ Gjokola21:29 - 10 Gusht 2011
    mos e vrisni mendejn ca te jete shkruajtur te jete shkruajtur ate pune e di i madhi lart as njeri nga ne......