Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzistenca e botës tjetër
English

Ekzistenca e botës tjetër

“Me syrin e zemrës”, program i realizuar nga KMSH me regji të Agron Hoxhës dhe prezantuar nga Ramadan Çipuri, vazhdon të shoqërojë teleshikuesin çdo pasdite të Ramazanit në kanalin e radiotelevizionit Ora News

Pas tre emisioneve të para që patën në fokus tema në lidhje me vlerat e Ramazanit, atmosferën e tij ndër vite në trojet shqiptare, dobitë e agjërimit për përsosjen morale e shpirtërore të njeriut dhe të mirat e tij shëndetësore, cikli i emisioneve “Me syrin e zemrës” ka vijuar me të tjera tema të larmishme duke u fokusuar në diskutime mbi besimin, jetën dhe problemet që shoqërojnë njeriun në procesin e tij jetësor.

Tema e emisionit të katërt ishte “Ekzistenca e botës tjetër”. Për të folur mbi këtë temë ishin ftuar në studio z. Ylli Gurra, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së dhe z. Jusuf Salkurti, Myfti i Peqinit.

Në trajtimin e tyre, të ftuarit kanë sjellë argumente të cilat bëjnë të qartë arsyen se pse njeriu duhet me patjetër të besojë në ekzistencën e botës tjetër. Me gjuhën e argumenteve të fesë, zotërinjtë Gurra dhe Salkurti sqaruan se besimi në ekzistencën e botës tjetër është një prej shtyllave më të rëndësishme të besimit islam.

Sipas tyre, besimi në botën tjetër është shenjë e besimit të vërtetë dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm. Natyra e besimit në botën tjetër, ose siç njihet ndryshe Ahiret, jep dëshmi të fortë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e një besimtari. Një individ i tillë e di se Zoti ka fuqi mbi çdo gjë dhe se fjalët e Tij dhe premtimet e Tij janë të vërteta. Rrjedhimisht, ai nuk ushqen kurrë dyshime në mendjen e tij për ekzistencën e Ahiretit.

Duke vijuar më tej, teologët e afirmuar janë shprehur se edhe pse Ahireti është një e vërtetë e cila nuk mund të perceptohet përmes pesë shqisave, Zoti e krijoi atë së bashku me dëshmi të panumërta. Njeriu duhet ta kuptojë këtë fakt me anë të mendjes dhe si çështje të ndërgjegjes. Çdo person i rëndomtë, pas një meditimi, fare lehtë e kupton se gjithçka në mjedisin ku jeton, duke përfshirë edhe veten e tij, nuk ka mundur të vijë në jetë si rezultat i rastësisë së thjeshtë, por më tepër përmes ushtrimit të fuqisë, dijes, vullnetit dhe kontrollit superior të një Krijuesi. Për më tepër, ai e kupton se urtësia dhe drejtësia e Zotit kërkojnë ekzistencën e Ahiretit.

Në ditën vijuese është trajtuar një tjetër temë mjaft interesante. “Të jetosh i lumtur” ka sjellë në ekranin e Ora News z. Gazmend Aga, nënkryetar i KMSH-së dhe z. Elvis Naçi, drejtor i Drejtorisë së Thirrjes në KMSH.

Në bisedën e tyre që është konceptuar si një formë bashkëbisedimi, të ftuarit janë fokusuar në mirësitë e shumta që feja Islame solli për njerëzimin.

Në kohën që kanë pasur në dispozicion, teologët e njohur janë shprehur se “Islami nuk e sheh jetën në tokë si kafaz të hekurt apo si një mundësi për shfrenim dhe argëtim pa fre. Islami nuk e sheh këtë jetë si një sofër të shtruar… as tokën si një depo të mirash e begatish materiale, si pasuri pa Zot për t'u derdhur drejt saj, kush e kush për të rrëmbyer sa më shumë. Islami e sheh këtë jetë si mirësi dhe shkak të çdo lumturie. Njeriu shfrytëzon mundësitë për të qenë sa më pranë Zotit duke arritur përsosmërinë e tij morale, shpirtërore e materiale.”

Duke cituar ajetin e Kur’anit "Gjithë çka në tokë Ne e kemi krijuar si zbukurim për të, që t'i sprovojmë cili prej tyre bën vepra më të mira!", teologët Aga dhe Naçi sqaruan se Islami e sheh jetën me qetësi dhe respekt. Ai nuk adhuron jetën, por e llogarit si një periudhë kalimtare në të cilën ecim drejt një jete tjetër, më të lartë. Dhe meqë kjo jetë është thjesht një etapë, që nuk bën pa të, atëherë njeriut nuk i takon ta nënvleftësojë, apo t'i pakësojë rëndësinë që ka ajo.

Emisioni i ditës pasardhëse ka qenë i një natyre krejt tjetër. Tema “Diktatura dhe besimi” ka sjellë në studio z. Beqir Ajazi, shkrimtar, ish i burgosur politik, z. Agron Tufa, shkrimtar dhe z. Hasan Bello, historian.

Edhe pse mbi këtë mund të bëheshin një mori emisionesh, të ftuarit kanë ditur të shfrytëzojnë më së miri kohën e tyre televizive për të rrëfyer barbarinë që sistemi i kaluar kreu ndaj popullit dhe personaliteteve të shquara të vendit, përfshirë këtu edhe figura të rëndësishme të jetës fetare.

Të ftuarit kujtuan me dhimbje atë periudhë të errët të historisë së kombit, ku shqiptarët dhe njerëzit e dijes morën një goditje të rëndë por kurrë nuk u përkulën dhe nuk iu dorëzuan makinës së egër komuniste. Edhe pse përjetuan vite tmerri e mjerimi, ata u përballën dhëmb për dhëmb me diktaturën duke sakrifikuar madje edhe jetën për hir të Zotit dhe lartësimin e fjalës së tij.

Si një ish i burgosur politik, z. Beqir Ajazi solli në vëmendjen e teleshikuesit detaje nga jeta e tij në burgjet komuniste. Ai përmendi me nostalgji njerëz e figura të ndritura që për asnjë moment nuk e lanë në harresë përmendjen dhe adhurimin e Zotit, si Hafiz Ali Kraja, Hafiz Musa Dërguti, etj. Besimi i tyre i palëkundur te Zoti i Vetëm, sipas z. Ajazi, bëri që ata të mbijetojnë dhe të përballojnë të gjitha sprovat dhe vështirësitë e jetës.

Me interes ishin edhe komentet e z. Tufa dhe z. Bello. Duke prekur periudha kohore të instalimit të diktaturës në vend, studiuesit theksuan se edhe pse qëllimi i sistemit komunist ishte ta paraqiste fenë si një mish i huaj tek shqiptarët, gjithsesi ajo u ripërtëri dhe u rrënjos edhe më shumë në zemrat e në shpirtrat e tyre.

Tema që ka mbyllur javën e parë të Ramazanit ishte “Bujaria dhe Solidarizimi”. Për të diskutuar mbi këtë temë moderatori Ramadan Çipuri kishte ftuar në studio z. Ali Zaimi, kancelar i Komunitetit Mysliman dhe z. Agim Baçi, publicist.

Në minutazhin e përcaktuar të ftuarit kanë folur për rëndësinë e madhe që Islami i kushton bujarisë. Mes të tjerash ata janë shprehur se qysh në fjalët e para të Kuranit, bëhet e qartë se Zoti e ka cilësuar veten me bujari, teksa thotë: “Lexo, se Zoti yt është më bujari…”

Kancelari Ali Zaimi u shpreh mes të tjerash se “fjala bujari përmbledh punët e pëlqyera dhe të mira, dhe nuk ka për qëllim vetëm dhënien si dhënie, por dhënia është plotësues i kuptimit të saj, sepse t’i bësh mirë dikujt është plotësim i të mirave, ndërsa bujari do të thotë shtim i të mirave dhe mirësive”.

Ndërsa publicisti i njohur z. Agim Baçi, pasi trajtoi vlerat e shumta që ka ky gjest në pikëpamje sociale, ndau me teleshikuesin një eksperiencë personale, duke dashur të bëjë më të prekshme rëndësinë dhe nevojën që ka sot njerëzimi dhe në veçanti shqiptarët për të ringjallur disa nga virtytet dhe traditat e tyre më të mira.

Në vazhdim, të ftuarit u janë përgjigjur pyetjeve që kishin mbërritur në adresën elektronike të emisionit. Ata po ashtu u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të ndihmojnë për të zbutur sadopak gjendjen e mjerueshme ekonomike të shtresave në nevojë.

Cikli i emisioneve “Me syrin e zemrës” do të vijojë transmetimin e tij këtë javë me të tjera tema interesante. Për të mësuar më tepër për Islamin dhe detaje të rëndësishme në lidhje me jetën tuaj, na ndiqni çdo ditë drejtpërsëdrejti në RTV “Ora News” nga ora 19.00 deri në 19.50. Emisioni ritransmetohet gjithashtu të nesërmen në Ora News në orën 04.00, si dhe atë natë në Channel 1 në orën 20.00 dhe të nesërmen në orën 03.00. Emisioni mund të ndiqet drejtpërsëdrejti edhe në faqen e internetit www.ora-news.com

KOMENTE