Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 11 gusht 2011
English

Pasqyra e shtypit, 11 gusht 2011

Tiranë, 11 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 11 gusht 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Vangjel Tavo: Vasili korrupsion me tenderat e ilaçeve”. Tituj të tjerë në faqen e parë: “Dule: Regjistrimi sa për të na hedhur hi syve”, “Opinion nga Arben Malaj: Politika si mision”; “Policia bashkiake nis shembjen e pallatit pesëkatësh, nis hetimin ndaj pronarit”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Deputetët pa leje, spiunët pa dieta. Kuvendi shtyn pagesën e pushimeve. Socialistëve u mbahen edhe rrogat”. Argumente të tjerë të gazetës: “Bulqizë, protesta del nga miniera në rrugë”; “Intervista, Olli: Rreziku nga zjarret deri në 31 gusht”; “Sazan Guri: Piramida në syrin mjedisor”; “Turizëm me qiri, errësira largon pushuesit nga Ksamili”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Berisha: Rama të mos kërkojë paketë karrigesh”. Më tej veçojmë titujt: “Bashkia e Tiranës e vendosur: Prish pallatin pesëkatësh pa leje”; “Qeveria. Bregdeti shqiptar, ndalen ndërtimet mbi tre kate”; “Shtohen edhe 1300 kuota për universitetet, shpërndarja për 25 mijë studentë”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “FBI arreston McMann, qeveria e Shqipërisë i kishte dhënë 7 hidrocentrale”. Në brendësi të faqes së parë: “Turistët e Ulqinit raportohen si turistë në Shqipëri”; “Vendimi zyrtar: Kuotat e studentëve në shkollat private”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Protesta në Bulqizë. Bllokohet rruga, 3 sindikalistë në qeli”. Argumente të tjerë: “Bashkiakët prishin pallatin pa leje”; ndërsa në suplementin summer pages gjeni titullin: “Erjoni i BB3: Më pëlqen Ermela, si po e jetoj lidhjen me Bertinën”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE