English

Adoleshentët e armatosur, policia prangos dy 13 vjeçarë

Tiranë, 12 gusht 2011, NOA – Grindja banale mes dy minoreneve ka bërë që jeta e tyre të rrezikohej. Bëhët fjalë për dy adoleshentë, 13 vjeçarë, të cilët kanë tentuar t’i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet armëve të ftohta.

Kështu, rreth orës 02.45’ të ditës së sotme, Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit A.P, 13 vjeç, sepse dje rreth orës 19.30, në rrugën “Ylbere Bylybashi”, në grindje e sipër për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë thikë shtetasin G.S,13 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në SQU, jashtë rrezikut për jetën.

a.q/NOA

KOMENTE