English

Festë birre në Korçë

Korçë, 12 Gusht 2011 NOA – Kompania celulare AMC, edhe këtë vit mbështet organizimin e festës së birrës në qytetin e Korçës. Korça është i vetmi qytet në Shqipëri që organizon festën e birrës, duke u bërë qendra e festimeve verore në Shqipëri. Kjo festë shënon edhe kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës.

Pas suksesit të katër viteve rresht, kjo festë vjen këtë vit në edicionin e pestë të saj, ku si çdo vit nuk ka munguar kontributi i AMC. Këtë vit AMC sjell në festë shumë dhurata dhe surpriza.

Meqenëse festa i kushtohet birrës, AMC qeras me birra Korça përgjatë intervaleve prej 10 minutash, në orare surprizë gjatë festës. Është përzgjedhur pikërisht birra Korça si përfaqësuese e qytetit, për këtë trajtim special të AMC ndaj qytetarëve që do të marrin pjesë në festë.

Dhe surprizat nuk mbarojnë këtu. AMC paraqet një ofertë speciale ekskluzive për festën e birrës dhe për qytetin e Korçës.

Oferta speciale e What’s Up krijon mundësinë e blerjes së një numri What’s Up me çmim promocional prej 300 lekësh dhe përfitimit të 2 numrave të tjerë falas. Të tre numrat ofrojnë qindra minuta dhe SMS dhuratë në fillim, si edhe për çdo muaj, për 6 muaj me radhë.

KOMENTE