Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto përshëndet 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit
English

Haxhinasto përshëndet 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Tiranë, 12 gusht 2011, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nënshkruar në gushtin e vitit 2001 që shënoi fundin e konfliktit të armatosur gjashtëmujor në Maqedoni.

Ministri i Punëve të Jashtme e vlerësoi marrëveshjen si një element thelbësor për integrimin e shoqërisë së Republikës së Maqedonisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës atje.

Kreu i diplomacisë shqiptare shpreh besimin se qeveria e re maqedonase do të shënojë hapa konkretë në drejtim të zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj.

MPJ vlerëson bashkëpunimin me Maqedoninë, si një shembull i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe rikonfirmon vullnetin e saj për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat, duke kontribuar kështu për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe në integrimin e tij.

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet integrimin e shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si një kontribut i rëndësishëm drejt integrimit të të gjithë rajonit në strukturat Euroatlantike.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua në 13 gusht të vitit 2001 nga ish-presidenti Boris Trajkovski, ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, Lubço Georgievski, lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, ish-lideri i PDSH-së Arbër Xhaferi dhe ish-lideri i PPD-së, Imer Imeri.

mit/NOA

KOMENTE