English

Ministri Nishani sulmon Ina Ramën: Punë e dobët në luftën ndaj krimit

Tiranë, 12 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj – Qeveria shqiptare shigjeton Prokurorinë e Përgjithshmë, puna e së cilës shihet si një prej pengesave ne luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani në një interbistë për “Vizion Plus”, duke sqaruar punën e qeverise ne raport me detyrimet e vendosura nga Brukseli për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit ka deklaruar se është i pakënaqur nga puna e strukturave te hetimit. “Për hir të vërtetës ne si ministri e Brendshme, por edhe struktura e drejtorisë së Policisë jemi të pakënaqur nga puna e performanca e rezultatet arritura nga strukturat e hetimit për sa i përket luftës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Nuk mund të themi se nuk ka korrupsion dhe krim ekonomik në vend”, tha Nishani.

Prokuroria është institucioni me i sulmuar nga mazhoranca ne vitet e fundit dhe sipas qeverise përgjegjësja kryesore për rezultatet e dobëta ne luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Disa herë në politikë është përmenduar përzgjedhja e një kryeprokurori të ri, sidomos në rradhët e së djahtës.

Kështu, kreu i grupit kuvendor, Astrit Patozi, në një deklaratë për median, pak kohë më parë pati deklaruar se vendi do të ketë president dhe prokuror të ri, duke nënkuptuar kështu largimin nga detyra të kryeprokurores aktuale, Ina Rama.

a.q/NOA

KOMENTE