Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Po tani, çfarë do të bëjë Cameron?
English

Po tani, çfarë do të bëjë Cameron?

Ka ikur Cameroni “përqafues” - nofkë kjo të cilën e mori pas një fjalimi në korrik të vitit 2006, me ç’rast theksoi se të rinjtë anti-social kanë nevojë që të ndiejnë dashuri, dhe ai është zëvendësuar nga Cameroni “me ashpërsi”, i cili ka autorizuar përdorimin e topave të ujit dhe të plumbave të gomës kundër atyre që po shkaktojnë trazira, përkundër faktit se policia ka deklaruar se momentalisht nuk ka nevojë që të ndërmarrë masa të këtilla. Nga "Time" Aftësitë udhëheqëse të Kryeministrit të Britanisë, David Cameron, gradualisht po definohen nga trazirat, të cilat kanë shpërthyer në disa anë të Britanisë, dhe ai është i vendosur që të portretohet si “djaloshi” më i ashpër në qytet, si njeriu që do të pastrojë qytetet, me të gjitha mjetet që nevojiten për ta bërë këtë.

Ka ikur Cameroni “përqafues” - nofkë kjo të cilën e mori pas një fjalimi në korrik të vitit 2006, me ç’rast theksoi se të rinjtë anti-social kanë nevojë që të ndiejnë dashuri, dhe ai është zëvendësuar nga Cameroni “me ashpërsi”, i cili ka autorizuar përdorimin e topave të ujit dhe të plumbave të gomës kundër atyre që po shkaktojnë trazira, përkundër faktit se policia ka deklaruar se momentalisht nuk ka nevojë që të ndërmarrë masa të këtilla.

Të martën, më 9 gusht, Kryeministri i dha vetës 48 orë kohë për t’i dhënë fund trazirave dhe që të kthejë paqen dhe rregullin në rrugët e qyteteve të Britanisë. Krahas kësaj, ai shtoi në 16 mijë numrin e policëve, të cilët do të patrullojnë në rrugët e Londrës dhe premtoi se do t’i raportojë Parlamentit të enjten për suksesin në kundërpërgjigjën e tij ndaj atyre, që po shkaktojnë trazira.

Por përderisa vendimi i tij për të vërshuar kryeqytetin me policë duket se pati sukses, pasi që të martën në mbrëmje nuk u regjistruan trazira më të mëdha, megjithatë dukej se Londra ishte nën okupimin policor. Rrugët ishin të braktisura, përjashtuar këtu radhët e konvojeve të policisë nëpër rrugë; dyqanet dhe bizneset në Londër u mbyllen herët, ndërsa banorët qëndruan në shtëpitë e tyre dhe mbyllen dyert.

Lajmi i keq ishte se trazirat shpërthyen në qytetet tjera të mëdha të Britanisë, në Birmingham, ku tre meshkuj u vranë nga një automjet, i cili po lëvizte me shpejtësi të madhe; në Manchester, Liverpool dhe qytetet tjera, me vazhdimin e zjarrvënieve, plaçkitjeve dhe dhunë, të parë disa net përpara në Londër. Dhe sërish, policia nuk ishte në gjendje të ndalonte ata që ushtronin dhunë.

Para raportimit të tij të rëndësishëm të enjten para Parlamentit, Cameron ashpërsoi masat. Pas takimit të dytë të Komitetit për Emergjenca Civile të Qeverisë (COBRA), ai kumtoi se policia tani ka në dispozicion plumbat e gomës dhe se ka autorizuar përdorimin e topave të ujit.

Përdorimi i këtyre armëve padyshim se do të nxitë tërheqjen e paraleleve me Irlandën e Veriut, ku janë shfrytëzuar në mënyrë rutinore gjatë trazirave ndërfetare në Belfast dhe në qytetet tjera, nga vitet e 70-ta, deri në vitet e 90-ta. Është ky një rrezik, të cilin Cameron është i vullnetshëm dhe i gatshëm ta marrë përsipër.

Ai aksionin e tij e shoqëroi me retorikë po aq të ashpër, duke theksuar se gjykatat duhet të burgosin të gjithë ata, të cilët kanë qenë të përfshirë në trazira, njëkohësisht duke insistuar se aktivistët e rremë për të drejta të njeriut nuk guxojnë të parandalojnë identifikimin dhe vendosjen para drejtësisë të atyre, të cilët kanë qenë të përfshirë në dhunë.

Dhe, duke përsëritur temën politike, nga e cila më herët dukej se ka hequr dorë, pasi ishte përballur me kritika, ai tha: “Pjesë të shoqërisë tonë jo vetëm që janë të thyera, por ato janë vërtetë të sëmura”.

Hidhërimi i tij, përtej përçarjeve politike, u nxit edhe më shumë nga pamjet e kanalit televiziv, CCTV, në të cilat mund të shihej një bandë e të rinjve, në dukje të parë duke e ndihmuar një të ri të lënduar, duke e plaçkitur njëkohësisht atë.

Megjithatë, Cameron duket se nxehu gjakrat, me premtimin e tij për të përdorur plumbat e gomës dhe topat e ujit. Udhëheqësi i policisë, Sir Hugh Orde, dukej se po e kundërshtonte një urdhër të tillë, pasi që i tha BBC-së: “Natyrisht dëgjojmë me kujdes se çfarë thonë udhëheqësit politikë, por vlerësimi profesional dhe këshillat që aktualisht po i marr, janë se ne nuk e shohim si të nevojshëm përdorimin e tyre”.

A do të jetë qëndrimi i Kryeministrit vetëm retorikë, për të tërhequr vëmendjen? Apo me të vërtetë do të kthejë kahun e trazirave, të cilat kanë frikësuar dhe hidhëruar shumë britanikë?

Cameronit do t’i nevojitet ky sukses, nëse dëshiron të dalë nga debati parlamentar i forcuar, e jo seriozisht i dëmtuar.

KOMENTE