Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëhelmohet 25-vjeçarja, hidhet nga ballkoni për të siguruar vdekjen
English

Vetëhelmohet 25-vjeçarja, hidhet nga ballkoni për të siguruar vdekjen

Durrës, 12 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo që ka dashur në ato momente të pafundme depresioni ka qenë vdekja dhe për ta arritur këtë, është vetëhelmuar. Menjëherë më pas, ndoshta për t’u siguruar për fundin që donte, është hedhur nga ballkoni i katit të tretë.

Në gjendje të rëndë për jetën, ka përfunduar në spital, kurse policia është duke kryer çdo hetim që të sqarojë tërë rrethanat e ngjarjes së dhimbshme.

Ngjarja ka për protagoniste një 25 vjeçare me banim në qytetin e Durrësit. Sot rreth orës 01.00 të mëngjesit, pasi ka pire një sasi helmi, e reja është hedhur nga ballkoni i katit te trete te banesës se saj.

E pas këtij akti dramatik, 25-vjeçarja aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak Tirane ne gjendje te rende. Ne vendin e ngjarjes grupi hetimor vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore.

***

Sakaq 24 orët e fundit nuk kanë të ndalur përpjekjet për flijime në rajonin e Durrësit. Mbrëmë rreth orës 23.00, është dërguar e vdekur ne Spitalin e Durrësit, Kimete Sh, 46 vjeçe, banuese në Durrës.

Grupi Hetimor vazhdon kryerjen e veprimeve të para kurse njëkohësisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nuk u konstatuan shenja dhune në trupin e viktimës por dyshimet bien mbi një vetëflijim të mundshëm.

Vetëm një orë para 46 vjeçares, rreth orës 22.00, është dërguar ne Spitalin Ushtarak Tirane i helmuar një 25-vjeçar, banor i qytetit Durrës, i cili aktualisht ndodhet në gjendje te rendë.

Policia tha se vazhdon kryerja e veprimeve të para hetimore lidhur me këtë rast. Paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me një vetëhelmim.

Sakaq, po mbrëmë, rreth orës 23.40, është dërguar ne Spitalin Ushtarak Tirane e helmuar një 32-vjeçare, banore e rrethit Durres, e cila ndodhet ne gjendje te rende shëndetësore.

Grupi Hetimor vazhdon kryerjen e veprimeve të para dhe tha se kemi të bëjmë me një vetëhelmim.

Kurse lidhur me ngjarjen e ndodhur dje rreth orës 06.00, ku Muca, 64 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç Krujë u gjet i vdekur në një pemë në oborrin e banesës së tij, u konkludua vetëvrasja.

Viktima ishte gjetur nga familjarët, i varur me litar. Nga veprimet hetimore rezulton se kemi të bëjmë me një vetëvarje, u shpreh policia.

r.b/NOA

KOMENTE