English

Westerwelle: Koha e përleshjeve nuk ka vend në Evropën e shekullit XXI

Prishtinë, 12 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku UPDATE – “Koha e përleshjeve, e dhunës, e konflikteve, e mosmarrëveshjeve në baza etnike nuk është kohë evropiane. Këto ngjarje nuk do të duhej të ndodhnin në Evropën e shekullit 21 dhe ne këtë e shohim si një çështje evropiane. Paqja e Evropës duhet të ruhet edhe këtu. Pohimi u bë sot nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Gjermanisë, Guido Westerwelle pas takimit që pati me kryeministrin Hashim Thaçi.

Westerwelle theksoi “përkushtimin tonë për Kosovën” dhe pohoi se “Evropa ka një interes të përgjithshme për zhvillimet në rajon dhe Kosovë”. Westerwelle tha se Gjermania është vend i cili që nga fillimi e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe ne do t’i mbesim besnik këtij qëllimi. Më tej ai shtoi: “Ne jemi për atë që të gjitha palët ta respektojnë marrëveshjen e arritur në mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it dhe të implementojnë atë”. “Për ne është e rëndësishme edhe realizimi i marrëveshjes së arritur, por edhe procesi i dialogut i ndihmuar dhe ndërmjetësuar nga BE-ja mes dy vendeve. Ne jemi për atë që ky dialog të rifillojë sa më shpejtë që është e mundur”, paralajmëroi z. Westerwelle. kurse shtoi: “Një gjë është jashtëzakonisht e qartë se integriteti territorial i Kosovës për ne është i padiskutueshëm. Për ne karta e Ballkanit është përcaktuar përfundimisht dhe se nuk do të ketë në situatë që kufijtë të vihen në pikëpyetje. Ky është një qëndrim i qartë i Qeverisë së Republikës Gjermane”. Këtu z. Westerwelle përforcoi: “Evropa është ndërtuar me parim e kooperim në vend të konfrontimit. Ne duam që edhe ky rajon të ketë një perspektivë Evropiane. Ne si Gjermani e kemi mësuar mirë këtë nga historia”. Në vijim z. Westerwelle lëshoi një paralajmërim të qartë për Beogradin dhe Prishtinën zyrtare kur tha se “ne në vjeshtë do diskutojmë marrëdhëniet e Serbisë dhe të Kosovës me BE-në dhe për ne kjo është jashtëzakonisht ë rëndësishme”. r.b/e.t/NOA

KOMENTE